VIDEO/ Rama: Çfarë ti bëja gazetares? Unë burrë dy metra, ajo vajzë e vogël…

“Dua përgjigje për pyetjen e Ambrozias që nuk mori përgjigje nga ju?”, kështu iu drejtua Mirela Milori, Kryeministrit Edi Rama në një intervistë të gjatë që dha mbrëmë për ABC News nga Gjirokastra.

Por edhe pse kanë kaluar disa ditë nga ai episod duket se Kryeministrit nuk i ka dalë inati me gazetaren e terrenit të Fax News, Ambrosia Meta. Kryeministri tha se gazetarja nuk mori përgjigje sepse nuk e la të përgjigjej.

“Si mund të merrte përgjigje nga mua kur nuk më dha mundësi… e di që shumë mirë që u bë ngjarje por më vjen për të qeshur dhe për të qarë që e trajtuan si një heroine sepse ishte shfaqje brutale nga ana e saj. Me mikrofon në dorë më ndërpriste derisa u detyrova të largohem”, tha Kryeministri mbrëmë në Abc News.

Por Rama nuk e lë me kaq, ndërsa tregon edhe dilemat e atij momenti të tensionuar: “Çfarë të bëja? të shkoja t’i merrja mikrofonin nga dora? Unë nisa t’i jap përgjigjen, por nuk pata mundësinë”, tha Kryeministri.

Por Mirela Milori ia ribëri Kryeministrit pyetjen e Ambrozias: “Kaq të vështirë e ka PS të gjejë njerëz ndryshe nga ata që përfliten për lidhje me krimin?”

Rama u përgjigj: “Jo, pyetja ishte pak ndryshe. Ajo foli për njerëz të akuzuar. Duhet bërë një sqarim sepse ka akuza që bëhen nga drejtësia dhe ndaj tyre ka një reagim si në rastin e Saimir Tahirit. Duke i dhënë mundësinë për të thënë të vërtetën. Ka dhe akuza që vijnë nga burime të tjera që nuk kanë asnjë lloj kredibiliteti. Nëse hyjmë analizës se kush akuzon dhe nga kush akuzohemi… Pra duhen ndarë akuzat penale nga akuzat politike se po të ishte për këto të fundit, unë duhet të isha larguar nga vendi e jo nga qeveria”.

Ndërkohë, Mirela Milori e pyeti Ramën nëse mund të kishte një ndjesë, por ai tha: “Ndjesë për ata që na dëgjonin (publiku) që nuk e mori përgjigjen, ndërsa gazetarja aq di aq bën, është ende e vogël dhe normal që kush krahason një burrë 2 metra me një vajzë të vogël, dihet çfarë krahu do të mbajë… “Është mëkat që gjendja e medias është në këtë nivel”, tha me tej Edi Rama.

Ndiqeni deklaraten e Rames per gazetaren ne minuten e 20:00 te videos

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne