Video/ Rama pritet me protesta edhe në Belsh, qytetarët të revoltuar me kryeministrin

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në disa takime këtë të shtunë. Fillimisht ai zhvilloi një takim në Cërrik, i cili nisi me protesta ndaj Ramës. Edhe në bisedat e zhvilluara me banorët, Rama pati momente të shumta tensioni, të cilat janë transmetuar edhe nëpër media. Pas Cërrikut, ai ka udhëtuar drejtë Belshit, ku e njëjta situatë është paraqitur edhe atje. Siç duket edhe nga pamjet që kanë ardhur në Opinion.al, banorët kanë dalë të revoltuar duke i kujtuar Ramës se nuk kanë bukë të hanë. Banorët shfaqen me pankarta, dhe duket një grup policësh që përpiqen të ruajnë qetësinë.

Mësohet se në axhendën e Ramës, ishte parashikuar edhe një takim me FRESSH në mbrëmje, në qytetin e Elbasanit, por sipas informacioneve tona, është anulluar për shkak të pritjes jo shumë paqësore, që i bën banorët.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne