Video/ Shihni se si policia i shtrin përtokë dhe i arreston dy shpërndarësit e kokainës në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë i koduar “High Class”. Gjatë këtij operacioini janë sekuestruar 1 kg e 52.8 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Kokainë”. Arrestohen në flagrancë dy shtetas, që shpërndanin lëndën narkotike në zonën e “ish-bllokut”.

Në pamjet e shpërndara nga Policia e Tiranës duken dy trafikantët e shtrirë në tokë nga policia. Në pranga kanë rënë Ermir Bajramaj, 37 vjeç, banues në Durrës si dhe Besim Hajdaraj, 47 vjeç, banues në Durrës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne