VIDEO/ Shtëllunga tymi dhe plot 10 kg eksploziv, hidhet në erë me shpërthim të telekomanduar pallati në Astir

Ashtu siç ishte parashikuar, IKMT ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar një pallat 6-katësh në zonën e Astirit, në Tiranë, për t’i hapur kështu rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Gazetari Erjon Skëndaj pohoi më herët për “BalkanWeb” se në ndërtesë u hapën 250 vrima dhe u përdorën 10 kg lëndë plasëse. Teksa u transmetua livie në ‘News24’ pallati u hodh në erë, ndërsa operacioni rezultoi i suksesshëm. Pavarësisht shtëllungave të mëdha të tymit, forcat e zjarrfikëses ndërhynë për të bërë të mundur lokalizimin e tij, përmes hedhjes së ujit.

“IKMT do të shembë sot në orën 15.30 me shpërthim të kontrolluar një objekt 6 katësh në zonën e “Astir” në gjurmën ku do te kaloje Unaza e re. Ne trupin e objektit jane hapur 250 furnela (vrima) ku do te vendosen 10 kg lende plasëse”, thuhej në njoftimin e IKMT.

Ditën e djeshme, IKMT shembi pesë ndërtesa të tjera, ku fatmirësisht aksioni ishte i qetë dhe pa rezistencën e banorëve, ndonëse zona ishte rrethuar me polici dhe qarkullimi u bllokua për disa orë.

/BalkanWeb/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne