VIDEO/ Thyen karantinën e hap lokalin, i zbulohet dhe pistoleta pa leje, prangoset durrsaku

Policia e Durrësit vijon kontrollin e territorit, për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara në territor, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që kishte hapur lokalin në kundërshtim me Aktin Normativ dhe se në lokal kishte dhe armë zjarri, pas në një pune të mirëorganizuar arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 44 vjeç, banues në Durrës.

Pas kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen nr. 18, Durrës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 4 fishekë.

Gjithashtu u mor masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, për subjektin “Bar Kafe” në administrim të shtetasit E. L., i cili u konstatua i hapur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën Kodi Penal parashikon dënimi me burgim deri në 7 vjet.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne