Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Skype” tha se shqiptarët janë përballur me një pandemi si koronavirusi në një mënyrë në tërësi të guximshme, duke shtuar se kjo është përballja e tij më e vështirë në jetën e vet politike.
Rama iu bëri thirrje shqiptarëve që ata të mos “ia bëjnë si lopa”, të kenë kujdes e të mos hedhin poshtë gjithë këtë mund për të mbajtur virusin larg. Kreu i qeverisë nënvizoi se Covid-19 është një armik që vret deri ditën kur do të shpiket vaksina për të.
“Ne liderët mbajmë përgjegjësi për gjithcka. Ministrja e Shëndetësisë ju informoi për lehtësimin e mëtejshëm të riadresimit e me radhë. Këtu nuk luhet dot me bastin. Këtu nuk bëhet me hajde mër hape se e dimë ne, të dalim kur të dalim. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Ky armik vret deri kur të dalë vaksina. Ky virus do të jetë vërdallë, prandaj derisa ekziston do të ndryshojë disi jeta jonë. Harrojeni se mua më pëlqen të jap këto direktiva.
Kjo është përballja më e vështirë në jetën time polititike. Nëse thonë se nëse po ike ti, ikën koronavirusi, unë do të ikja. Ju lutem, të mos e bëjmë si lopa. Ju lutem, kjo nuk është lojë dhe as bast. Unë e kam pasion këtë punë dhe sic thoshte Francua Miterrani, kur je në majë, duhet të përballosh të gjitha erërat”, tha Rama./Bw