Shqiperia

“Vidhet kasaforta me dokumente sekrete në polici”

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaron se në Policinë e Shtetit janë vjedhur disa dokumente të cikluara “secret”.

Berisha, që i referohet një denoncuesi thotë se këto dokumente i ka marrë Tahiri në bashkëpunim me drejtorin Ardian Çipa. Berisha i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimet.

Statusi i Berishës në facebook

Në kasafortën e Ministrisë së Brendshme Ardian Çipa dhe Saje qorri vjedhin dokumentat super sekrete!

Komisari dixhital informon:

-zhdukjen e 28 dokumentave super sekrete per krimin, nga kasaforta super sekrete e Policisë së Shtetit,

– ne ministri te gjithe e dine se ato i kane vjedhur

– Ardian Çipa dhe Saje qorri

– Xhafa -Çako perpiqen te fshehin zhdukjen e dokumentave.

I bej thirrje prokurorisë së Shtetit te nderhyje me urgjence per te prere duart e krimit ne dokumentat supersekrete te luftes kunder tij dhe te vendos para ligjit autoret e ketij akti te rende kriminal, per te cilet e gjithe policia e shtetit flet dhe ka dijeni.

Mesazhi i denoncuesit

“Miredita Doktorr, desha te ju informoj se te Drejtoria e Krimit te Organizuar ku eshte Ardjan Cipa kane humbur 28 shkresa tejet te rendesishme me siglen teper sekret, Per kete zhdukje te dokumentave top sekret te cilat ruhen ne kosaforta me kode teper sekret dhe qe hapen vetem ne prani te drejtorit Çipa kane nje jave dhe kane pezulluar vetem nivele  te ulta drejtimi. Te gjithe e dine se mbrapa kesaj vjedhje qendrojne direkt Tahiri dhe Cipa pasi behet fjale per infomacion te klasifikuar teper sekret. Ju lutem shume bejeni publike sepse Xhafa dhe Çako po bejne presion te madhe per te mbyllur skandali.”

OPINIONE

INTERVISTA