Bota

“Vigjilentët e lopëve”, sulme vdekjeprurëse ndaj muslimanëve, HRW bën thirrje për ndjekje penale të tyre

Human Rights Watch (HRW) thotë se autoritetet indiane duhet të ndjekin penalisht të ashtuquajturit “vigjilentët e lopëve”.

Trupi i të drejtave të njeriut u shpreh javën e kaluar duke thënë se autoritetet indiane fajësojnë viktimat në vend të “mbrojtësve të lopëve” të cilët sulmojnë objektivat dhe në disa raste edhe i vrasin ata.

HRW tha se “policia, shumë shpesh ka parashtruar ankesa kundër viktimave të sulmit, të afërmve të tyre dhe bashkëpunëtorëve, me ligje që ndalojnë therjen e lopës”.

Sulmet në përgjithësi kanë për qëllim muslimanët, thotë HRW, pasi ata nuk kanë kufizime fetare për të ngrënë viçin apo lopën.

Dhjetra muslimanë janë vrarë nga mbrojtësit e lopëve që nga maji i vitit 2015. Një nga incidentet përfshiu një djalë 12-vjeçar.

Në një sulm javën e kaluar, pesë anëtarë të një familjeje që mbanin bagëti u sulmuan nga dyshimi se ata ishin gati të merrnin lopët e tyre për t’i therur.

“Të vetë-emërtuarit ‘mbrojtësit e lopëve’, të nxitur nga populizmi i papërgjegjshëm, janë duke vrarë njerëz dhe duke terrorizuar pakicat. Qeveria duhet ta dënojë këtë dhunë dhe të ndërmarrë veprime të menjëhershme kundër atyre që janë përgjegjës për këto sulme, ose të përballet me akuza për pjesëmarrje,” tha Meenakshi Ganguly, Drejtor i HRW-së në Azinë Jugore.

Një politikan i lartë indian ka ardhur në mbrojtje të aktit të vrasjes së një muslimani i cili u sulmua nga një turmë e vigjilentëve të lopëve të zemëruar për transportimin e bagëtive, duke thënë se “ai ishte pjesërisht për t’u fajësuar”. / © Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA