Vijojnë lëkundjet në Greqi, tërmeti godet zonën pranë Shqipërisë

Greqia vijon të goditet nga tërmetet, ku i fundit ka rënë mbrëmjen e kaluar, rreth ores 23:12 minuta.

Siç bëhet e ditur nga Instituti Europian i Sizmiologjisë, tërmeti ka rënë në Grevena të Greqisë.

Tërmeti ka qenë 3.6 ballësh i shkallës Rihter, ndërsa ishte vetëm 206 kilometra larg Tiranës. Nuk njoftohet për dëme apo të lënduar.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme është regjistruar një tërmet 6ballësh në Turqi, duke lënë pas të plagosur dhe dëme kolosale./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne