Vijon operacioni i riatdhesimit, avioni me 134 shqiptarë nga Milano mbërrin në Rinas, do të karantinohen 14 ditë në Durrës

Operacioni i riatdhesimit ka vijuar sot pas Romës dhe Stambollit me një avion me 134 shqiptarë të bllokuar në Milani, sërish në Itali.

Tashmë numri total i të riatdhesuarve ka shkuar në 390 pas atyre të Romës të shtunën teksa të martën e ka radhën FranKfurti, Gjermani.

Gazetarja Aurora Golemi raporton se shqiptarët e riatdhesuar do të plotësojnë një dokumentacion në Rinas dhe do të karantinohen në hotelet në Durrës për 14 ditë.

Të riatdhesuarit pasi paguan 100 euro biletën e avionit, do të paguajnë dhe 7 euro në ditë për ushqimin teksa do të kenë dhe Wi- Fi falas.

(BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne