Viktima është nxjerrë me pako në qese të zeza, kamerat e sigurisë fiksojnë zhdukjen e trupit të Jak Prengës

Policia ka shpallur në kërkim edhe pesë persona të tjerë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës.

Policia ka bllokuar disa kamera sigurie dhe ka rrethuar skenën e ngjarjes, ku edhe edhe viktima është nxjerrë me pako në qese të zeza.

Pesë të kërkuarit kanë rol aktiv në rrëmbim. Identiteti i tyre shfaqet në kameran e sigurisë në bodrumin e resortit.

Ndërsa i arrestuari i djeshëm shfaqet me lopatë në dorë gjë që tregon se ai ka marrë pjesë në zhdukjen e trupit. Ata shfaqen tek kamerat e sigurisë teksa hipin viktimën e mbështjellë me qese të zezë në një furgon të bardhë.

Furgoni është bllokuar i thonë burime të laboratorit të kriminalistikës dhe po shikohet për gjurmë shtesë me interes për hetimin.

Ka një sërë kamerash sigurie se paku gjashtë të tilla që tregojnë lëvizjet e makinës ‘Range Rover’ teksa ikën nga vendngjarja kur kreu rrëmbimin e Jak Prengës dhe deri sa hyn në biznes.

“Përmes dëshmitarëve që na treguan të dhënat e automjetit të bardhë dhe kqyrjes së kamerave ne shkuam në resort dhe aty u bllokuan kamera të bodrumit që tregojnë dinamikën” shpjegoi burimi policor.

Departamenti ka dyshime se bëhet fjalë për një organizatë që është bashkimi i dy grupeve të forta kriminale.

Brenda ditës së sotme, pesë të arrestuarit do përfundojnë në gjykatë, pritet nëse do të kërkohet masë sigurie në mungesë pë pesë personat e shpallur në kërkim.

Nuk dihet nëse kjo çështje do të qëndrojë në prokurorinë e kryeqytetit apo do të kalojë në SPAK./ TCH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne