‘Viktimat e gabuara’ të luftës së Sirisë të mbetura pa zë prej mediave kryesore dënojnë Perëndimin për vuajtjet e tyre (Video-Foto)

nga Vanessa Beeley.

Tani që ushtria arabe siriane dhe aleatët e saj kanë spastruar shumicën e Sirisë prej grupeve terroriste të futura në vend nepermjet ndërhyrjeve të Amerikës dhe aleateve të saj, traumat e civilëve po dalin në skenë dhe po analizohen.

Në vitin 2005, fjalimi i dramaturgut Harold Pinter i mbajtur gjatë momentit të marrjes së çmimit Nobel, shkaktoi valë tronditëse për estblishmentin sundues. Gjatë fjalimit, Pinter e përshkroi strategjinë amerikane si një konflikt “me intensitet të ulët”:

“Konflikt me intensitet të ulët do të thotë që mijëra njerëz të vdesin ngadalë, ndryshe nga vdekjet e menjëherëshme e shkaktuara nga hedhja e bombave nga lart. Kjo do të thotë të infektosh zemrën e vendit dhe pastaj të rrish dhe të presësh që gangrena kancerogjene të rritet dhe të lulezohet”.

Perëndimi krijoi në Siri dhe në rajonin më gjerë tumorin malinjë, grupet terroriste të cilat Ushtria Arabe Siriane dhe populli i Sirisë po i lufton dhe po i mban të paralizuara që të mos përhapen në pjesën tjetër të botës. Gangrena mund të perceptohet si një traumë për popullin sirian, ku efektet e këtij konflikti janë nxitur nga jashtë.

Nuk ka asnjë luftë pa viktima, megjithatë në Perëndim ne dëgjojmë vetëm për ato lloj viktimash, ato që shfaqen të seleksionuara në kornizën e ngushtë mono-dimensionale të konfliktit sirian. Një kornizë e prodhuar nga globalistët në pushtet dhe nga njerëzit e mediave të lidhur me institucionet e tyre të cilët me vullnet të plotë kanë kryer mbulim mediatik duke fshehur krimet e turpshme të qeverive të tyre ndërkohë që kanë fabrikuar skema për të kriminalizuar qeverinë siriane dhe aleatët e saj.

Gjatë udhëtimeve të mia në Siri, unë kam qenë në gjendje të intervistoj një numër të mbijetuarish dhe të afërmish të viktimave të shumë sulmeve terroriste në zona të ndryshme të Sirisë gjatë tetë viteve luftë brutale të zhvilluara kundër këtyre njerëzve.

Fotot e fëmijëve të martirizuar në klubin sportiv Al Thawra, qershor 2014 dhënë Vanessa Beeley nga Salam Alawi, Presidente e klubit. © Salam Alawi

Djali i Habib Raaedit u vra në qershor 2014. Terroristët e pozicionuar në rrethinat e Damaskut dhe në zonat e Gutës Lindore, vunë në shënjestër me mortaja klubin sportiv Al Thawra dhe kompleksin qëndror të basketbollit. Tre fëmijë u vranë në këtë sulm. Maya Wahbeh, Robert Qoozma dhe Eliasi, djali i Habibit. Ai ngeli pa këmbë pasi ja prenë me të mbërritur në Spitalin Francez, por vdiq më vonë nga plagët e tmerrshme të marra atë 3 korrik të vitit 2014.

Me Habibin kam folur në korrik 2019 ku më tha:

“Djali im, që nga lindja e tij dhe deri ditën e sulmit, kurrë nuk dëmtoi njeri, kurrë nuk fyeu njeri … Ai po luante basketboll në këtë qëndër sportive këtu ku jemi. Ai u godit nga një predhë nga ato monstrat – monstrat e krijuara nga vendet armike. Ai (djali im) u vra bashkë me dy shokë të tij. Shumë të tjerë u plagosën, kurse motra e tij që ishte fare pranë nuk mundi dot ta shpëtonte. Ajo nuk mundi të bënte asgjë për të.

Djali i tij u vra dy herë. Një herë nga grupet terroriste dhe pastaj për herë të dytë nga mediat perëndimore që instinktivisht mohuan ekzistencën e tij dhe për këtë arsye edhe vdekjen e tij. Eliasi ishte i llojit të gabuar të viktimave. Ai ishte ndër ata që ishin të destinuar për tu transformuar nga të qënurit qënie njerëzore dhe u konsiderua i pa vlerë, “mbështetës i qeverisë siriane”, dhe si rezultat u harrua duke u ulur nën nivelin e një qënieje njerëzore nga një media që synonte publikimin vetëm të narrativave dhe incidenteve që i shërbenin agjendave të shteteve të tyre në Siri, edhe pse këto lloj narrtivash ishin të dyshimta në ekstrem dhe shpesh edhe të paverifikuara.

Habibi më tha se qeveritë dhe mediat perëndimore kanë bashkëpunuar për të shkatërruar Sirinë. Ndërsa lidhur me vrasjen e djalit të tij dhe të qindra mijëra të pafajshmëve në Siri thotë se “asnjë prej tyre (qeveritë dhe mediat) nuk kanë asnjë fije morali. Morali i tyre ka humbur dhe ndërgjegjja e tyre ka vdekur. Gazetarët e kanë shitur ndërgjegjen e tyre”.

Edhe Salam Alawi, presidentja e klubit Al Thawra, më foli për tragjedinë e vitit 2014. Ajo u mbush me lot teksa kujtonte ngjarjet tragjike dhe pikëllimin e fëmijëve dhe të prindërve. Përkundër kësaj, komuniteti nuk pranoi të largohej nga lagjet e tyre edhe pse në kohë të caktuara grupet terroriste të cilët i konsideronin këta banorë si shenjestra legjitime, ishin pothuajse 300 metra afër klubit. Salami gjithashtu foli për qëndrueshmërinë e popullit sirian, solidaritetin me Ushtrinë Arabe Siriane, që nga këto pakica të rrethuara konsiderohej si pjesë e një familjeje të madhe.

Ne duhet të shtrojmë pyetjen, nëse mediat perëndimore do ti kishin dhënë hapësira këtyre zërave të pasionuar dhe patriotikë, a do ngelej i heshtur publiku lidhur me aventurizmat ushtarake perëndimore me pasoja të tmerrshme për kombet nën shënjestrim? Dëshmia e Salamit përshkruan iluzionin perëndimor rreth “demokracisë” ndërsa ndërhyrjet “humanitare” i quan të rreme. Fjalët e saj kurrë nuk do të dëgjohen në Perëndim sepse ato bien në kontraditë me gjithçka që na është thënë për “konfliktin sirian” që prej vitit 2011:

Gjithashtu në vitin 2014, George Ibrahim dhe djali i tij 14-vjeçar Jeani, kaluan një traumë nga një sulm tjetër terrorist në shkollën fillore “Al Manar” në pjesën e vjetër të Damaskut, zonën Bab Touma. Kjo shkollë e krishterë armene u shënjestrua nga mortajat në prill të vitit 2014. Ndërsa fëmijët atë mëngjes po mblidheshin në orën 8 para fillimit të mësimit në sheshin e shkollës, një mortajë goditi qëndrën e oborrit dhe Jeani 9 vjeçar u gjend papritur në mesin e një masakre të paimagjinuar.

George Ibrahim me djalin e tij Jean gjatë vizitës në vendin e sulmit terrorist të vitit 2014 në shkollën fillore “Al Manar”, Damask. © Vanessa Beeley

Jeani ishte dëshmitar i vdekjes para syve të tij të shokut të tij të ngushtë Sinan Mtanious-it, kur një copë mortaje i kaloi përmes qafës duke e lënë të vdekur në vend. Sipas drejtorit të shkollës Ghassan Al Issa, një tjetër fëmijë i quajtur Lauren Bashour, humbi këmbët në atë sulm. Ghassani më tregoi vendin e saktë në të cilin raketa kishte goditur vendin ku gjendeshin të mbledhur fëmijët e shkollës. Ghassan tha se të paktën tetë fëmijë pësuan lëndime të rënda. Shumë prej tyre humbën gjymtyrë apo duar, morën plagë të shumta nga copat e mortajës, ndërsa tek shumë të tjerë metali i shkrirë i raketës kishte depërtuar përmes mishit të tyre të njomë.

Kur George erdhi në shkollë për të shpëtuar djalin e tij, ai u përball me një skenë gjakderdhjeje, tronditjeje dhe tmerri. Ai më tha se trupat e fëmijëve gjendeshin kudo. Disave u mungonin gjymtyrët, shumë kishin gjakderdhje dhe plagë të hapura. Megjithatë ai nuk mundi dot ta gjente dot djalin i tij në atë vend. Një panik i fortë e kishte mbërthyer. Në fakt, megjithëse ishte plagosur rëndë, Jean kishte arritur disi të arrinte tek hyrja e shkollës nga ku ishte marrë menjëherë nga ushtarët e SAA-së nëpërmjet ambulancës së parë që kishte mbërritur me shpejtësi për të ndihmuar fëmijët. Kur George më në fund gjeti djalin e tij, ai gjendej tashmë në spitalin e afërt francez, ku Jean nisi ti lutej babait të tij që “të mos e linte të vdesë”.

Në një intervistë për mediat lokale, më vonë Jean kërkoi të dinte përse terroristët e kishin bërë këtë. Pse i kishin shenjestruar fëmijët në shkollë. Jean i kërcënoi terroristët se ai “do të fliste me Jezusin dhe do t’i kërkonte që ti ndëshkonte ata për krimet e bëra”. Edhe pse në atë moshë, si dhe i plagosur dhe i traumatizuar rëndë, Jean e dinte se mediat perëndimore (BBC e kishte vizituar spitalin) nuk do ta dënonin këtë masakër dhe nuk do t’i bënin jehonë thirrjeve të tij për drejtësi, pasi ai nuk ishte ‘Bana’ ose ‘Omrani’. Ai ishte krejtësisht një lloj i gabuar i viktimave.

Jean kishte pasur të drejtë. Pavarësisht se gjatë sulmit gjendej në Damask dhe ishte njëkohësisht edhe dëshmitar i egërsisë së banditëve të armatosur të mbështetur nga Perëndimi, Lyse Doucet i BBC-së arriti që këtë ngjarje ta fshihte dhe ta mbante larg të dënuarit si sulm terrorist që kishte qenë, duke treguar në këtë mënyrë edhe një pandershmëri në drejtim të përgjegjësisë ndaj qeverisë siriane.

Kur George dhe Jean ranë dakord të flisnin me mua për sulmin që ndodhi pesë vite më parë në të njëjtin oborr shkolle ku qe derdhur gjaku i të pafajshmëve, të dy u mbërthyen nga kujtimet e atij ankthi dhe të atyre plagëve që kurrë nuk u lejuan të shëroheshin.

Pinter tha:

“Kur shikojmë në një pasqyrë, mendojmë se imazhi me te cilin ballafaqohemi është i saktë. Por lëvizni një milimetër dhe imazhi do ndryshojë. Ne aktualisht jemi duke parë një gamë të pafundme reflektimesh. Megjithatë ndonjëherë personi që shkruan duhet ta thyejë pasqyrën, sepse në anën tjetër të asaj pasqyre gjendet e vërteta që na vështron.”

Gazetarët e mediave shtetërore në Perëndim kurrë nuk kanë tentuar të thyejnë pasqyrën. Ata i kanë paraqitur publikut në Perëndim vetëm një imazh, një imazh që nuk ndryshohet pavarësisht nga këndi që shikohet. Ky është një keqinterpretim kriminal i kompleksiteteve dhe nuancave të konfliktit sirian dhe është varrimi i një popullsie të tërë nën ndyrësitë e gënjeshtrave, hipokrizive dhe mashtrimeve.

Zërat e shumicës dërrmuese të popullsisë siriane që mbështesin ushtrinë dhe aleatët e saj në betejën e tyre historike kundër valës së terrorizmit të orkestruar nga Perëndimi që kanë përfshirë atdheun e tyre, janë varrosur në një varr të cekët pa asnjë lloj ceremonie apo njohje të shkallës së vuajtjeve të tyre. Këta njerëz janë detyruar që të varrosin fëmijët e tyre, nënat e tyre, baballarët e tyre, burrat e tyre, të afërmit e tyre në heshtje. Të mbushur për një kohë të gjatë me pikëllim që asnjëherë nuk patën ndonjë lehtësim për hallet e tyre, ata u detyruan ti “rivarrosin përsëri” të afërmit e tyre si shakak i qëndrimit të mediave perëndimore.

Imagjinoni të keni humbur të gjithë familjen tuaj, në shumë raste të torturuar dhe përdhunuar para se të ekzekutoheshin nga bandat e armatosura sektare që janë lejuar që ti bien kryq-e-tërthor Sirisë. Imagjinoni pastaj që zëri juaj nuk është dëgjuar, zemërimi juaj nuk është marrë për bazë prej mediave perëndimore, si dhe thirrjet tuaja për drejtësi janë neglizhuar nga institucionet “humanitare” perëndimore. Ju në fakt jeni varrosur i gjallë edhe pse ndërkohë bota përreth jush është rrënuar.

Kur ne i kushtojmë kohë dëgjimit të halleve trishtuese që shfaqen prej njerëzve që kanë duruar vërtet efektet e këtij barbarizmi të përfaqësuesve në terren të koalicionit amerikan, ne mund të fillojmë të kuptojmë se deri në çfarë mase narrativa është kontrolluar nga neokolonialistet dhe menaxherët e kontrollit të perceptimit nëpër institutet e studimeve strategjike dhe ato të “transformimit global”. Këto organizata pretendojnë se kanë neutralitet ose janë mekanizma ‘humanitarë’ gjatë kohës së ndërhyrjeve, megjithatë vetëm ata që përforcojnë narrativat e tyre të paracaktuara do të ngrihen në statusin i “dashur” për mediat. Viktimat autentikë të kësaj lufte janë margjinalizuar dhe “zhdukur” nga lentja jonë veshtruese për rajonin.

Pinter na ka paralajmëruar me deklaratën e bërë në përfundim të fjalimit të tij të vitit 2005:

“Unë besoj se pavarësisht nga mosmarrëveshjet e mëdha që ekzistojnë, të patundur, të qëndrueshëm, me një
vendosmëri të fortë intelektuale, si qytetarë, të përcaktosh të vërtetën reale të jetëve tona dhe shoqërive tona është një detyrim vendimtar që na kap ne të gjithëve. Në fakt është detyrim. Nëse një vendosmëri e tillë nuk mishërohet në vizionin tonë politik, nuk kemi shpresë që ta rivendosim atë që kishim fare pranë por që na ka humbur, dinjitetin e njeriut”.

Të gjithë sirianët me të cilët fola, ata që kanë duruar tragjeditë dhe humbjet e paimagjinueshme, më thanë se nuk do ta braktisnin kurrë dinjitetin e tyre, dinjitetin e njeriut. Është detyra jonë të sigurohemi që ne si gazetarë, si aktivistë, si qenie njerëzore, t’u sigurojmë atyre të drejtën për të shprehur zemëratën e tyre dhe t’u japim mundësinë që të dëgjohen. Aq shumë sirianë më kanë thënë “madje edhe gurët qajnë kur kanë dëshmuar atë që na ka ndodhur”, prandaj ju lutem që të mos lejoni që lotët e një kombi të tërë të derdhen kot.

 

 

Vanessa Beeley është një gazetare e pavarur investigative dhe fotografe. Ajo është redaktore e asociuar për 21st Century Wire.

Burimi:/rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne