Viktor Orban: ‘Rrjeti i Sorosit’ brenda Brukselit po komploton për ndryshimin e popullsisë në Evropë

Një rrjet i drejtuar nga financuesi amerikano-hungarez Xhorxh Soros ka ndikim të madh mbi organet e BE-së në Bruksel dhe ushqen krijimin e një “Evrope me popullsi të përzier” duke inkurajuar emigracionin, ka argumentuar kryeministri i Hungarisë.

Duke folur për Radio Kossuth të premten, Viktor Orban nisi një tjetër sulm verbal ndaj Xhorxh Sorosit, duke e quajtur atë një “mjeshtër i kukullave të politikës” që ka ndikim të madh mbi institucionet më të larta të BE.

Njerëzit e Sorosit janë infiltruar në Parlamentin Evropian dhe në organet e tjera të bllokut 28-anëtarësh, pretendon Orban, sepse duan që të krijojnë “një Evropë me popullsi të përzier”, të dënojnë Budapestin si dhe ta detyrojnë që të ndryshojnë politikën e tij të migracionit”.

Mbi 200 anëtarë të Parlamentit Evropian janë renditur nga “Perandoria” e Sorosit si “miq të rrjetit”, vazhdoi Orban. “Mjaft prej tyre janë ne komisionin për liritë civile, drejtësinë dhe komision për cështjet e brendshme [LIBE], përfshirë edhe hungarezë,” tha ai.

Orban, i cili kërkon një mandat të katërt si kryeministër i Hungarisë vitin e ardhshëm, tha se ai ka drejtuar shërbimet sekrete të vendit për të hetuar “Perandorinë Soros” dhe “për ta ekspozuar atë në publik”.

“Duke përdorur shërbimet e sigurimit kombëtar, rrjeti i Soros që përpiqet të ndikojë në jetën evropiane duhet të ekspozohet”, tha Orban. “Kush janë këta hungarezë që marrin pjesë në këtë proces nga këtu, brenda Hungarisë?” Pyeti ai.

Orban, më parë ka akuzuar financuesin miliarder për komplot brenda Brukselit për krijimin “një Evrope të re, të përzier me myslimanë”. Ai vazhdimisht argumenton se Soros ka më shumë ndikim në Bruksel sesa në Uashington apo Tel Aviv.

Kryeministri Orban dhe miliarderi janë përplasur edhe në të kaluarën, më së shumti mbi Universitetin Qendror Evropian (CEU) në Budapest të financuar nga Soros. Në qershor, Soros e quajti Hungarinë një “shtet mafie”, ndërsa Orban i përshkroi komentet si “një deklaratë lufte”.

“Rrjeti i vetëm që vepron në rrugë mafioze, që nuk është transparente në Hungari, është rrjeti Soros,” tha Orban.

Situata jo e mirë është shoqëruar edhe me masa të ashpra nga qeveria hungareze ndaj OJQ-ve të mbështetura nga Soros. Herët këtë vit, Orban njoftoi se organizatat bamirëse të Soros do të “zhduken” nga Hungaria. Tani, është detyrë për të gjitha organizatat joqeveritare të sponsorizuara nga jashtë të tregojnë identitetin e donatorëve të huaj.

Komisioni evropian ka nisur veprime ligjore kundër qeverisë së Orbanit, duke pretenduar se pjesë të ndryshme nga ligji i Hungarisë kundër OJQ-ve janë në konflikt me legjislacionin e BE./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne