Virusi i Erjon Velisë prek dhe Erjon Bracen

I shënjuar si një nga socialistët e vetëm, bashkë me Pandi Majkon që kanë mbijetuar me një lloj personaliteti individual brenda vathës së Rilindjes, Erjon Brace ka hyrë, për herë të parë në të gjithë karrierën e tij si politikan, në një kabinet qeveritar.

A është kjo një shenjë se Brace ka gabuar pikërisht atëherë kur nuk duhej, pra kur epokës së Edi Ramës po i vjen fundi apo një sinjal se kryeminsitrit do t’i zgjatet jeta me një mandat të tretë duke patur një socialist të thekur në mes të drejtoreshave- minister, kjo mbetet të provohet.

Ajo që ra në sy ama menjëherë ishte një ndryshim i cuditshëm i deputetit shtatshkurtër por energjik të PS. I njohur si një politikan që flet hapur, larg klisheve të propagandës dhe me një gjuhë shumë pranë realitetit, Erjon Brace ka befasuar sot kur, menjëherë sapo është emëruar si zëvendës i Ramës, ka postuar disa foto “gju më gju” me popullin e zonës së Lushnjës, ku është edhe deputet.

Më shumë se sa një gjetje alla Brace, këto foto ishin një reklamë alla Veliaj, për të treguar se deputeti e mbajti fjalën. Dikur, një e moshuar nga Krutja kishte shprehur ankthin se nëse Bracja do të bëhej ministër nuk do të shkonte më praë tyre për t’u qarë hallet. Dhe ja, Bracja bëhet më shumë se ministër dhe shkon të takojë vetë gjyshen nga Krutja, menjëherë pas mbledhjes së asamblesë.

Ndoshta fuqia e propagandës rilindase ka një forcë të pashpjegueshme edhe mbi ata që njihen si qëndrestarë ose virusi i Erjon Velisë, që del gjithkund pa bërë asgjë, është aq joshës sa edhe Erjon Brace nuk ka mundur të thotë jo. Te gjyshja nga Krutja, duket se ka qenë i pranishëm dhe fotografi, që kjo ngjarje e rrallë të mos kalojë pa vëmendjen e publikut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne