Visho Ajazi Lika dekretohet ambasador në NATO nga presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot emërimin e tre ambasadorëve të rinj, mes tyre edhe Visho Ajazi Lika.

Presidenti dekretoi zonjën Albana Dautllari, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Strasburg, Visho Ajazi Likën, ambasador në NATO dhe Igli Hasani, ambasador pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë.

Pak ditë më parë Meta liroi nga kjo detyra e ambasadorit të NATO-s, Leonard Demin. Kujtojmë se ky pozicion i ri për ish-kreun e SHISH u proozua nga kryeministri Edi Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne