Opinion

Vizioni i ri primitiv i Shqipërisë i Spiropalit

Partia Socialiste ka organizuar një takim të madh në sheshin “Skënderbej” me të rinjtë të cilët do të marrin pjesë në votim për herë të parë.

Sekretarja për rininë në PS, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj, është shprehur duke thënë se Shqipërinë që kanë ëndërruar rilindasit mund ta bëjë realitet vetëm Kryeministri, Edi Rama.

“Ne duam Shqipërinë që ëndërruan Rilindasit, Ismail Qemali dhe Gjergj Fishta. Në duam Shqipërinë që ëndërroi ky burri këtu, Skënderbeu. Ka vetëm një njeri që mund ta realizojë këtë, ai është Edi Rama”,- tha Spiropali.

Pra Shqipëria ka mbetur në objektivat primitive të organizimeve shtetërore mbi baza fisnore ashtu sikurse bëri Skënderbeu, dhe këtu ka të drejtë Spiropali që vetëm Edi Rama mund ta bëjë, pasi të gjithë po i shohim bandat fisnore e krahinore që sundojnë tregje e monopolizojnë tendera me mbështetjen e qeverisë Rama.
Shqipëria e rilindasve? Kujt rilindasve ,atyre agjentëve austriakë dhe të Vatikanit?
Ske faj moj Spiropali, se hera fundit që ke lexuar mbi historinë e këtyre figurave mesa duket ka qenë në klasë të tetë.
Po Shqipëria në BE? Sipas këtij varianti primitiv s’paskemi më gjasa të aspirojmë sipas Rilindjes. Ëndrra europiane e shqiptarëve mesaduket do të zëvendësohet nga bandat gjakatare katolike të Skënderbeut mishëruar nga Edi Rama.

OPINIONE

INTERVISTA