Viti shkollor, PD: Shkollat po mbyllen, Rama përgjegjës!

Fillimi i vitit të ri shkollor ka nisur me probleme në pjesën më të madhe të qyteteve dhe fshatrave të vendit.

Deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku denoncon se shkolla 9-vjeçare në fshatin Smarisht të Dajçit në Shkodër janë mbyllur.

Ajo shprehet së 12 nxënës që kanë qenë  në këtë shkollë, tani sipas saj do të detyrohen të largohen disa kilometra më larg.

Ndërkohë edhe në Dibër ka denoncuar mbylljen e shkollave në Peshkopi dhe braktisja nga mijëra nxënës.

Sipas tij, ky është tregues i dhimbshëm se me Edi Ramën arsimi është çdo vit e më keq. Kjo është denoncuar nga deputeti Xhemal Gjunkshi ka sulmuar nga Dibra kreun e qeverisë për këtë situatë.

Denoncimi nga Dibra,  deputeti , Xheml Gjunkshi:

“Sot nis viti i ri shkollor ku qindra e mijëra nxënës do tu drejtohen dyerve të shkollave. Kjo ditë duhej të ishte një ditë e gëzuar për ato qindra fëmijë që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Kjo duhej të ishte një ditë e gëzuar edhe për ato fëmijë që kanë filluar vitin e parë në fshatin e tyre , dhe tani duhet ngrihen herët ,të udhëtojnë disa kilometra për të shkuar në shkollat ku i kanë grupuar.

“Rilindja” e arriti qëllimin , të shpopullojë fshatrat duke i degdisur në emigrim dhe tani nxënësit e fshatrave të mbetur “shkret” duhet të udhëtojnë rrugë të gjatë në borë e shi për të shkuar në shkollë. Janë me dhjetra shkolla që nuk do të hapen për të pritur nxënësit këtë vit , si në Sllovë , Kala të Dodës (Kallë ), Çidhën(Rrethas , Laças , Renx) , Luzni , Melan ( mbyllet në Trepçë , ndërsa e Rabdishtit zhvendoset në Bellovë).Janë mbyllur shkollat e Shimçanit, Bahutes e Limnjanit Ka edhe disa të tjera të cilat edhe pse kanë numër nxënësish “padronët” e arsimit kanë vendosur grumbullimin e tyre nëpër qendra.

Por ka edhe shkolla të tjera , si shkollat e qytetit ku “padronët” kanë regjistruar ” me mik” nxënësit e ardhur nga fshatrat duke mbipopulluar klasat dhe duke bërë të pa mundur zhvillimin normal të mësimit , apo duke e e bërë atë me dy turne. Janë pothuajse të gjitha shkollat të pa rikonstruktuara, të pa lyera , pa xhama e me tavane të rëna, por këto do ti bëjmë publike në ditët në vazhdim.

Sot është dita kur fëmijët duhet ti gëzohen ditës së parë të shkollës , dhe ne ju urojmë një vit të mbarë, dhe marrshin sa më shumë dije”, shkruan ai.

Gjithashtu, një situatë e tillë është raportuar edhe nga deputeti i PD, Luciano Boci, në Elbasan , pasi sipas tij, situata është shumë problematike në qarkun e Elbasanit.

Denoncimi nga Mati, deputetja Dhurata Çupi:

“Mbyllja e shkollave në Mat dhe braktisja nga mijëra nxënës është tregues i dhimbshëm se me Edi Ramën arsimi është çdo vit e më keq. Deputetja Dhurata Çupi është në Patin të Klosit”, shkruan ajo.

Burimi: Ballkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne