Vittorio Sgarbi flet për Ramën: Ndër politikanët e paktë që transformoi Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë si i ftuar nderi në eventin kulturor më të madh italian “Çmimi i kulturës Pio Alferano”, i cili u zhvillua gjatë kësaj fundjave në Salento. Çmimi i kulturës “Pio Alferano” është një nga më të rëndësishmit që ndahet gjatë verës në Itali dhe në mesin e fituesve për këtë vit është edhe kryeministri Edi Rama me ekspozitën e tij të titulluar, “Karakter i fortë, shpirt i butë.”

Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit Italian Vittorio Sgarbi i cili ishte dhe kurator i ekspozitës së kryeministrit Rama, përmes një statusi në facebook, ka vlerësuar Ramën për ekspresionin e tij si artist i cili nuk e ndan artin nga aktiviteti i tij politik. Ai thekson se Shqipëria sot është padyshim një vend më i mirë falë lidershipit të kryeministrit dhe artistit Edi Rama.

“Në Cilento, në Castellabate, mbrëmë, kemi inauguruar tri ekspozita në kuadër Çmimit “Pio Alferano”. Një nga këto i është dedikuar Edi Ramës, i cili përveç që është një artist i mirë, që nga viti 2013 është gjithashtu Kryeministri i Shqipërisë. E shikoj me admirim, sepse është ndër politikanët e pakët që kreativitetin dhe shpirtin artistik e ndërlidh me menaxhimin e përditshëm të pushtetit dhe në përgjithësi ndaj veprimeve të qeverisë. Nëse sot Shqipëria është një vend më i mirë, kjo është padyshim për shkak të tij”, deklaron Sgarbi.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne