Vizioni i ‘strucit’ të Hamasit

Alptekin Dursunoğlu

Dokumenti i ri politik i Hamasit, i cili edhe thekson se e mbështet rezistencën në çdo mënyrë dhe mjet të saj dhe nga ana tjetër shprehet se pranon kufinjtë e vitit 1967, pra siç mund të shprehemi figurativisht mundohet të thotë se ëstë edhe kafshë edhe shpend në të a kohë, duke përshkruar figurën e një struci.

Përpara deklaratës së Balfourit, ekzistenca e njshë shteti-komb hebre ishte vetëm një ideal, ndërsa përkatësia e popullit palestinez të të githë territorit nga Deti Mesdhe deri në Lumin e Jodranisë reflektonte një realitet.

Ideali i një shteti-komb hebre (sionizmi) fituan konkretësi me anë të deklaratës së Balfourit, mandatit anglez, migrimit hebre dhe vendimit 1948 të OKB-së; populli dhe shteti palestinez tashmë e humbi ‘ekzistencialitetin’ e tij aty për shkak të pushtimit dhe zgjedhjes që bëri.

Kjo situatë, që është në fakt në provë e gjallë e faktit se këto dy ‘të vërteta’ nuk mund të bashkëekzistojnë kurrësesi ka sjellë në jetë një idealizëm të ri të mospranimit de facto të ‘të vërtetës’ së Izraelit dhe rindërtimit të së vërtetës së palestineze.

Ideali i Palestinë si mjet pazarllëku

Egjipti është pala e parë që me anë të marrëveshjes së Kampit David ka përdorur në fakt idealizmin e Palestinës si një mjet negocimi për interesat e tij të brendshëm.

Pasi Egjipti e hodhi këtë hap, pala e dytë që e ndoqi ishte përfaqësuesi zyrtar i Palestinës në marrëveshjen e Oslos, PLO-ja. Sigurisht, ashtu si Egjipti, edhe PLO-ja asnjëherë nuk e pranuan se në fakt duke njohur Izraelin kishin hequr dorë nga ideali i Palestinës.

Sipas tyre, ideali i Palestinës i cili konsiston në mohimin e njohjes së Izraelit dhe parimit të rindërtimit të Palestinës nuk ishte ‘realist’ dhe se vërtetësia e ekzistencës së Izraelit dhe Palestinës në të njëjtën kohë ishte e mundur. Në këtë mënyrë duhet bërë njohja e Izraelit dhe duhet të ndërtohet dhe zhvillohet rindërtimi i Palestinës.

Kush përfitoi nga ky pazarllëk?

Egjipti u mundua që të justifikonte se kishte ndjekur rrugën e duhur duke hequr dorë nga ky ideali në marrëveshjen e Kampit David nëpërmjet faktit që arriti interesat e tij të merrte në kontroll Sinan, ndërs PLO-ja u justifikua se me anë të marrëveshjes së Oslo-s kishte arritur krijimin e Qeverisë Palestineze.

Megjithatë është mëse e qartë se Kampi Davis dhe marrëveshjet e Oslos në fakt kanë qënë një fitore e madhe për armikun më të madh të arabëve, duke bërë që Egjipti dhe subjekti i etëm i njohur i Palestina, PLO-ja të pranonin Izraelin si në shtet legjitim.

Nga an tjetër, ajo që Egjipti e përshkruan si arritja e një fitoreje nuk është gjë tjetër veçse marrja e një territori që tashmë i përket, ndërs ajo që PLO-ja e përshkruan si fitore është e drejta për të ushtruar pushtetin e saj në vetë territoret e saj për sa Izraeli dëshiron që kjo të vazhdojë, duke i dhënë legjitimitet pushtimit të Izraelit.

Egjipti, i cili nëpërmjet Kampit David në fakt është kthyer në partnerin më të rëndësishëm të Izraelit në luftën kundër grupeve të rezistencës së Palestinës, megjithatë edhe për të shtuar prezencën e tij ushtarake në Sina për të luftuar kundër grupiimeve terroriste i duhet të marrë leje nga Izraeli.

Ndërsa Qeveria Palestinese e cila u pranua brenda disa kufinjve të Palestinës nëpërmjet marrëveshjes së Oslo ‘duke fituar autonomi’ edhe në këto territore vetëm sa vështron Izraelin ndërkohë që ky i fundit vazhdon që të ndërtojë vendbanime të reja.

E vërteta, slloganizmi dhe zgjedhja e rezistencës

Këto janë përfitimet që mund të kenë ata që pranojnë njohjen e Izraelit, që besojnë në tezën e ideali i Palestinës mund të ekzistojë në mes të këtyre dy ekzistencave të ndryshme dhe që hyjnë në bisedime me Izraelin me shpresën se mund ta rindërtojnë këtë ideal.

Ndërkohë që, ata që mbrojnë tezën se nuk duhet njohur legjitimiteti i shtetit të Izraelit dhe se duhet vazhduar rezistenca e armatosur si rruga e vetme për të arrritur çlirimin e territorit nga Deti Mesdhe deri tek Lumi i Jordanisë mbahen si njerëz të slloganit edhe pse ata janë realistë.

Kur në të vërteë, Hizbullahu në vitin 2000 arriti ta shpëtojë Libanin Jugor nga pushtimi i Izraelit, ndërsa rezistenca e Palestiës arriti e vetme ta detyronte Izraelin të tërhiqej nga Gazza dhe këto fitore i kanë arritur me rezistencë të armatosur.

Dokumenti i ri politik i Hamasit

Në të gjithë botën është zgjuar një shqetësim në momentin kur më 1 Maj, Hamas publikoi dokumentin e ri politik sipas në të cilin ishin shprehur nene sipas së cilave pranoheshin kufinjtë e Palestinës së vitit 1967. Kjo për shkak se me anë të këtij dokumenti shënohet hera e parë kur një lëvizje e rezistencës jep sinjalin se është e gatshme të negociojë në lidhje me Idealin e Palestinës.

Sigurisht, Hamasi edhe në këtë dokument ende vazhdon të theksojë faktin se nuk e njeh legjitimitetin e Izraelit, se territoret e Palestinës përfshinjë sipërfaqen nga ‘deti deri tek lumi’, se kërkon kthimin e refugjatëve dh se kërkon të krijojë një shtet të plotë të Palestinës së pavarur.

Në nenin 20 shprehet se në mënyyrë të përkohshme pranon ekzistencën e kufinjve të vitit 1967 brenda një konteksti të rënë dakord në rang kombëtar.

Në këtë mënyrë, vetë dokument i nuk shprehet shprehimisht se Hamasi mjaftohet vetëm me kufinjtë e vvitit 1967, se e jeh Izraelin, se ka hequr dorë nga rezistenca, apo se është i gatshëm të hyjë në bisedime me Izraelin.

Vizioni i strucit

Megjithatë, fakti se Hamasi nuk nuk shprehet se mjaftohet me kufinjtë e vitit 1967 dhe se ka hequr dorë nga kufinjtë e vitit 1948 nuk do të thotë se qëndrimi i Hamasit nuk ka ndryshuar aspak, duke qënë se kjo lëvizje ka pranuar që të hyjë në bisedime me Qeverinë Palestineze e cila e ka njohur Izraelin dhe ka hequr dorë nga kufinjtë e vitit 1948 për të arritur në një konsensus të pranimit të përbashkët kombëtar.

Në fund të fundit, Halid Meshali si përfaqësues i Kryesisë së Byrosë Politike të Hamasit gjatë një interviste për CNN ka bërë të qartë se bazua në prespektivën e re të këtij dokumenti të ri politik i bëhet thirrje Amerikës që të përfitojë dhe ta shfrytëzojë këtë mundësi. [2]

Dokumenti i ri politik i Hamasit, i cili edhe thekson se e mbështet rezistencën në çdo mënyrë dhe mjet të saj dhe nga ana tjetër shprehet se pranon kufinjtë e vitit 1967, pra siç mund të shprehemi figurativisht mundohet të thotë se ëstë edhe kafshë edhe shpend në të a kohë, duke përshkruar figurën e një struci.

Për këtë arsye, është ende e pamundur që nëpërmjet këtij teksti të dokumentit të dalim në konkluzionin nëse Hamasi do të largohet përgjithnjë nga rezistenca apo do të vazhdojë të jetë pjesë e saj.

Megjithatë, ky dokument a jep deri diku informacione në lidhje me faktin pse Hamasi ndjeu nevojën për të qënë një ‘struc’, nëse kjo nevojë ka qënë një vendim i pavarur apo jo dhe cila do të jetë e ardhmja e lëvizjes pas kësaj etape.

Pasi Hamasi braktisi Sirinë dhe filloi të bënte deklarata me anë të së cilave fajësonte Teheranin, Damaskun dhe Hizbullahun ishin shenja se kjo organizatë po shkonte pas këtij qëndrimi politik.

Sepse pranë rezistencës do t’i duhej të vazhdonte rolin e rëndësishëm kundër el-Fetih dhe në krahun e kundër të Turqisë dhe Katarit, të cilat kanë marrëdhënie të ngushta me Izraelin.

Për shebull, që në fillim Turqia i ka bërë presion Hamasit që të njohë ligjshmërinë e Izraelit [4] duke e këshilluar se “Tashmë ju i fituat ndeshjet, lërini armët dhe lëreni terrorizmin. Pas kësaj ka ardhur koha të bëni politikë në ujra të ligjshëm.” [3]

Vizioni i PLO-së dhe mungesa e vizionit të Hamasit

Pavarësisht se mund të diskutohet vlera e marrëveshjes së Olsos që arriti të bënte PLO-ja duke u bazuar në rezultatin që solli, gjithësesi kishte një vizion të qartë, të vendosur për pavarësinë dhe kishin mbshtetjen e popullit. Ndërkohë që, të njëjtat gjëra nuk mund të thuhen edhe për dokumetin e ri politik të Hamasit.

Sepse në Palestinë “Përqindja e atyre që mbështesin marrëveshjen e Oslos në vitin 1996 arrinte deri në 80, ndërsa përqindja e atyre që ishin pro luftës kundër Izraelit ishte vetëm 20. Po kështu, në vitin 1996, kur në zgjedhjet e përgjithshme të oganizuara në muajin Janar mështetja ndaj el-Fetihut ishte 55 përqind, mbështetja ndaj Arafatit si personalitet shkonte deri në 65 përqind. Ndërsa përrqindja e kundërshtarëve të tyre politikë, si islamikët ashtu edhe nacionalistët kishin humbur ndjeshëm përqindjen e tyre duke u tkurrur nga 40 përqind në 20.”

Pavarësisht thirrjeve të kësaj opozite për t’i bërë bojkot zgjedhjeve, përqindja popullore e pjesëmarrjes ishte 75 përqind. Nga zgjedhjet e organizuara, 22 përqind e votave dolën ta pavlefshme, ndërsa mendohej se 8 përqind mund t’i ketë kaluar kundërshtarit të Arafatit, 70 përqind i ka marrë Arafati, në këtë mënyrë lëvizja el-Fetih arriti të fitonte zgjedhjet parlamentare me 77 përqind të vendeve në parlament.

Pritshmëritë e palestinezëve në lidhje me marrëveshjen e e Oslos ishin aq të larta saqë që nga viti 1993 dhe deri në vitin 2001, mbështetja e palestinezëve për marrëveshjen Oslo nuk ka rënë kurrësesi poshtë 60 ërqindshit.”[5]

Pra, pavarësisht se vetë marrëveshja e Oslos ishte në fakt në rezervim nga ideali i Palestinës, në fund të fundit kishte mbështetjen e fortë të popullit dhe ishte një vendim i pavarur i el-Fetihut.

A do të kthehet Hamasi në një kafshë, apo shpend

Hamasi, i cili shtë detyruar që të krijojë një shkëputje nga Vëllazëria Myslimanë, në momentet që ata qoftë edhe për një kohë të shkurtër patën pushtet në Egjipt, njohu menjëherë lidhjen me Kampin David.[6]

Ashtu siç nuk u mundua që të krijonte një lidhje mes Egjiptit dhe Gazës si ajo e Sirisë me Hizbullahun dhe rezistencën palestineze, Hamasi u detyrua të besonte se ‘Rruga që do ta çonte për në Jeruzalem do të kalonte nga Siria. Ndërsa, Hamasi nuk ka ngrtur pyetjen se pse rruga drejt Gazës nuk kalonte nga Egjipti.’

Ndërsa tani, Hamasi, i cili e quan realizëm pranimin e kufinjve të vitit 1967 dhe që i njeh një mundësi Amerikës – përsa i përket çëshjtes së Sirisë, e cila e ka mbështetur gjithnjë edhe në aspektin politik edhe në aspektin ushtarak në vend të të qenit ‘realist’ vendosi të mbante një rol ‘idealist’ dhe e përshkroi problemin e Sirisë si një problematikë të regjimit dhe i doli kundër Damaskut. Ndërsa Teheranit dhe Hizbullahut i dha këshilla mbi të drejtat e njeriut.

Pasi i tradhtoi aleatët e saj të vjetër dhe i mbylli derën, pa se dyert që i kanë hapur tashmë aleatët e rinjë e kanë larguar nga rezistenca e saj.

Nuk mund të dihet nëse ka qënë një vendim i pavarur i hamasit për të luajtur rolin e ‘strucit’; megjithatë është e dyshimtë nëse edhe vetë Hamasi e di nëse ky evolucion do ta kthejë atë në një kafshë apo në një shpend.

[1] YDH. 3 Maj 2017. Dokumeti i Ri Politik i Hamasit (Teksti i plotë) http://ydh.com.tr/HD15207_hamas-in-siyaset-belgesi-tam-metin.html

[2] YDH. 3 Maj 2017. Meshal: Dokumeti i Ri Politik është një mundësi për SHBA-në http://ydh.com.tr/HD15208_mesal–yeni-siyaset-belgesi-abd-icin-bir-firsat.html

[3] TBMM. 25 Shtator 2016. Prezantimi i zhvillimeve të kohëve të fundit të politikës së jashtme të Turqisë nga Ministri i Punëv të Jashtme, Mevlut Çavushoglu. https://ëëë.tbmm.gov.tr/develop/oëa/komisyon_tutanaklari.mv_goruntule?pTutanakId=6989

[4] YDH. 23 Mars 2017 Çavushoglu: I kemi bërë presion Hamasit që të njohë Izraelin

http://ëëë.ydh.com.tr/HD15136_cavusoglu–hamasa-israili-tanimasi-icin-baski-yaptik.html

[5] YDH. 4 Prill 2017. Hapi i parë dhe devijimi i parë nga aksi i saj në lëvizjen kombëtare të Filistinës http://ydh.com.tr/HD15210_filistin-ulusal-hareketindeki-iki-baslilik-ve-eksen-kaymasi.html

[6] YDH, 10 Maj 2012. Muhammed Mursi: Kampi David duhet të mbrohet http://ëëë.ydh.com.tr/HD10171_muhammed-mursi–camp-david-korunmalidir.html

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress