Vizita e kryeministrit kryerilindas e shndërron Durrësin në “kryeqytet” të protestave

GJERGJ THANASI

Këtë të martë në orën 18 kryeministri kryerilindas në Sheshin liria para Bashkisë Durrës do të zhvillojë një takim llogaridhënieje me një audiencë durrsakësh të përzgjedhur me kujdes. Vizita dhe llogaridhënia e kryeminsitrit kryerilindas në Durrës ka galvanizuar kundërshtarët e tij politikë.
Ambientalisti i njohur Sazan Guri në mënyrë simbolike do të protestojë sot në ora 12 para Bashkisë Durrës kundra tentativave të bashkisë së drejtuar nga Dako për vrasjen e qenve të rrugës. Guri me këtë protest do të vrasë 2 zogj. Së pari: do që t’i cojë një mesazh publikut, që për të pritur Ramën në Durrës nuk ka më mirë sesa protesta pro jetës së qenve rrugacë. Së dyti si ambjentalist, që është, paralajmëron Dakon e Durrësit të mos kopjojë Lali Erin e Tiranës, të cilit tashmë i ka ngjitur nofka: burri i Ajolës dhe vrasësi i buceve të Tiranës.
PD-ja durrsake e prirë nga kryetari energjik Xhaferraj në orën 19 po sot do protestojë në Porto Romano kundra kryebashkiakut Dako, që sipas Xhaferrajt e ka mendjen te betoni, veljera dhe ngushtimi i rrugëve të Durrësit, por nuk bën asgjë për t’i mbrojtur durrsakët e vet nga helmimi i ngadalshëm nga djegia e plehrave në Porto Romano. Mesa duket PD-ja durrsake parrullën e vjetër “Gjush Betoni” po kërkon ta kombinojë në publik me parrullën: “Dako Plehra”, sic u shpreh vetë z. Xhaferraj pas pyetjes së bërë për këtë problematikë proteste./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne