Vizita e parë jashtë vendit pas dështimit me negociatat, Rama lë në shtëpi Ditmir Bushatin

Kryeministri Edi Rama është nisur dje drejt Bullgarisë për të marrë pjesë në samitin 16+1, që drejtohet nga Kina dhe pjesëmarrëse janë shtetet e Evropës Lindore dhe Juglindore. Kjo është vizita e parë e Ramës jashtë Shqipërisë që pas dështimit për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Kryeministri shqiptar zhvilloi një takim edhe me homologun kinez, Li Keqiang, por në delegacionin shqiptar nuk ishte i pranishëm ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Ministria e Jashtme përfaqësohej në këtë takim nga Etjen Xhafaj, zv/ministër i emëruar në këtë post pas zgjedhjeve të vitit 2017-të.

Pas vendimit të BE-së për të mos hapur negociatat, është vënë re një përpjekje e Ramës për të bërë më shumë përgjegjës ministrin Bushati, të cilin e la vetëm edhe në përballjen e parë në Kuvend me opozitën.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm priti dje në takim në Tiranë kryetaren e Senatit të Holandës, Ankie Broekers-Knol, shtet që vendosi veto për negociatat me Shqipërinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne