Rajoni

Vizita e pasuksesshme e Erdogan në Greqi

Vizita e Erdogan në Athinë, ishte e para për një President të Turqisë pas më shumë se 65 vitesh.

Gjatë qëndrimit të tij në Athinë, lideri i Ankarasë u prit nga Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos dhe nga Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ku tematikat e diskutuara kanë qënë të njëjta.Greqia e ka konsideruar të panegociueshëm Traktatin e Lozanës, pavarësisht insistimit të Turqisë për të ndryshuar disa pika të marrëveshjes. Qëndrimi i është bërë i qartë edhe Presidentit Erdogan, gjatë vizitës së këtij të fundit në Athinë. Kreu i shtetit helen, Prokopis Pavlopulos, tha se akordi mbulon të gjitha çështjet problematike. Megjithatë, Erdogan ka këmbngulur edhe njëherë se pakti duhet të rishikohet.  Traktati i Lozanës vijon të mbetet një çështje problematike në raportet mes Greqisë dhe Turqisë, gjë që u vërejt edhe në vizitën e Presidentit Erdogan në Athinë. Kërkesa e liderit të Ankarasë për të riparë akordin e arritur 94 vite me parë, nuk është përkrahur nga Presidenti helen, Prokopis Pavlopulos. Ky i fundit u shpreh gjatë takimit se në qasjen e Athinës zyrtare, marrëveshja nuk ka nevojë të pësojë ndryshime, pasi rregullon çdo çështje në lidhje me statusin e ishujve të Egjeut lindor, në raport me Greqinë dhe Turqinë. Traktati i Lozanës vijon të mbetet një çështje problematike në raportet mes Greqisë dhe Turqisë, gjë që u vërejt edhe në vizitën e Presidentit Erdogan në Athinë. Kërkesa e liderit të Ankarasë për të riparë akordin e arritur 94 vite me parë, nuk është përkrahur nga Presidenti helen, Prokopis Pavlopulos. Ky i fundit u shpreh gjatë takimit se në qasjen e Athinës zyrtare, marrëveshja nuk ka nevojë të pësojë ndryshime, pasi rregullon çdo çështje në lidhje me statusin e ishujve të Egjeut lindor, në raport me Greqinë dhe Turqinë. Kryeministri grek Aleksis Tsipras dhe presidenti turk Recep Tayipp Erdogan, kanë theksuar rëndësinë e mbajtjes së kanaleve të komunikimit, pavarësisht problemeve të mprehta midis dy vendeve. “Është e rëndësishme të forcojmë kanalet e komunikimit midis Greqisë dhe Turqisë. Këtë mund ta bëjmë vetëm mbi bazën e respektit reciprok. Marrëveshja e Lozanës është guri i themelit i marrëdhënieve tona”, deklaroi Tsipras gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin Erdogan. Të dy kryetarët e shteteve patën një dialog mjaft sfidues, dhe disi larg etikës diplomatike që zakonisht zbatohet në raste të tilla. Me momente sfiduese ka qenë edhe konferenca e përbashkët për shtyp, ku sa Tsipras aq edhe Erdogan nuk i janë përmbajtur tundimit për të “thumbuar” njeri tjetrin. Shprehja popullore “hidh e prit”, do të mund të ishte një titull i mirë për atë konferencë shtypi. Si rrallë herë, deklaratat për shtyp të kryeministrit grek dhe presidentit tuk ishin si një përsëritje e bisedës tepër të gjatë që ata të dy kishin zhvilluar pak më herët, kokë më kokë. “Folëm hapur me presidentin turk në përpjekjen tonë që të mos fshihemi pas mosmarrëveshjeve. T’i evidentojmë mosmarrëveshjet por të shuajmë dhe keqkuptimet, të kuptojmë se çfarë thotë njeri-tjetri”, tha Aleksis Tsipras. Duke shpjeguar objeksionet e veta për marrëveshjen e Lozanës, presidenti Erdogan tha se ajo është një marrëveshje e nënshkruar nga 11 shtete, në të cilën ka parashikime vetëm për detin Egje. “Nuk ka asnjë referim për statusin e dy minoriteteve tona. Në Trakën Perëndimore kemi minoritet mysliman që ne mendojmë se është me origjinë turke dhe se në këtë çështje mund të bëhen mendime të reja”, tha Erdogan. Më herët, Recep Tayipp Erdogan kishte rekomanduar që të dy palët “duhet të fokusohen te pjesa e mbushur e gotës, që të lënë mënjanë pjesën bosh. Duhet t’i ndërtojmë bisedimet tona mbi bazën e këtij këndvështrimi. Të fokusohemi te pjesa e mbushur e gotës”, përsëriti Erdogan.