Bota

Vizita e presidentit të Kilit në xhaminë Al-Aksa shqetëson Izraelin

zraeli ka shprehur shqetësime pasi presidenti i Kilit, Sebastian Pinera i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Palestinë dhe Izrael është shoqëruar nga zyrtarët palestinezë gjatë vizitës së tij në Mexhidi al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pinera, së bashku me delegacionin që e shoqëron dje zhvilloi një vizitë në Mesxhidi Aksa, rajonin e “qytetit të vjetër” dhe Murin Burak perëndimor të Mesxhidi Aksasë (Muri i vajit) të cilët ndodhen në Kudsin Lindor.

Gjatë vizitës së tij presidenti kilian u shoqërua edhe nga zyrtarë të administratës së Fondacionit Islam të Kudsit, gjë e cila ka shkaktuar edhe reagime nga Izraeli.

Ministria e Jashtme izraelite në një deklaratë me shkrim ka reaguar duke thënë se në planifikimin para vizitës së zyrtarëve kilianë në Izrael ishte marrë vendimi që zyrtarët palestinezë të mos shoqëronin presidentin Pinera gjatë vizitës së tij në Mesxhidi Aksa.

Bëhet e ditur se ambasadori kilian në Tel Aviv është thirrur në Ministrinë e Jashtme të Izraelit ku dhe është dënuar një veprim i tillë me arsyetimin e “daljes jashtë protokollit” gjatë vizitës që zhvilloi Pinera në Mesxhidi Aksa.

Në kuadër të vizitës tre ditore zyrtare në rajon Pinera sot pritet të zhvillojë takime me presidentin izraelit Reuven Rivlin dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Mesxhidi Aksa e cila ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim ka cilësinë e kiblës së parë për muslimanët.

Nën kompleksin e Mesxhidi Aksasë, që përfshin xhaminë Kibla dhe xhaminë Kubbetu Sahra, si dhe muzeumet, medresetë dhe një mur të madh, hebrenjtë kryejnë punime të gërmimeve me pretendimin se nën të “ndodhen mbetjet e varrit të Solomonit”. Ata gjithashtu mbrojnë idenë e tyre se edhe ata kanë të drejtë të luten në Mesxhidi Aksa./ AA

OPINIONE