Vizitë e fshehtë e Kasim Sulejmanit në lartësitë e Golanit

Gazeta Al Jaride me seli në Kuvajt shkroi se komandanti i Forcës së Gardës Revolucionare të Jeruzalemit, gjeneral Kasim Sulejmani e ka vizituar jugun e Sirisë.

Gazeta Al Jaride me seli në Kuvajt shtoi se Irani ka kërcënuar se do të rris aktivitetet e tij në Lindjen e Mesme në qoftë se Izraeli vazhdon të sulmojë Sirinë.

Kjo gazetë ka raportuar se komandanti i Forcës së Gardës Revolucionare të Jeruzalemit, gjeneral Kasim Sulejmani e ka vizituar jugun e Sirisë dhe se kjo vizitë ishte nxitës i konfliktit aktual izraelito – iranian.

Në lajm u vu në dukje se gjenerali Kasim Sulejmani ka udhëtuar më pak se 40 km nga linja e armëpushimit në lartësitë e Golanit dhe kështu ai shkeli marrëveshjen midis Iranit, Sirisë dhe Izraelit në lidhje me praninë e Iranit në Siri.

Gazeta Al Jaride ka shkruar se vizita e gjeneral Kasim Sulejmanit në lartësitë e Golanit ka zgjatur dy orë, duke shtuar se zyrtarët e inteligjencës izraelite e kanë ndjekur këtë vizitë fshehurazi dhe se kjo vizitë është realizuar dy ditë pasë sulmit të Izraelit i cili u zhvillua të dielën.

Burime me bazë në Iran thanë se Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranitu takua të hënën natën për të diskutuar raportin e Kasim Sulejmanit.

Po ashtu, burimet thanë se rusët e kanë informuar Iranin 30 minuta para sulmit të Izraelit, duke shtuar se forcat iraniane kanë evakuuar shpejt zonat ku ata ishin, për të minimizuar viktimat dhe për të minimizuar dëmet.

Burimet iraniane kanë thënë se Kasim Sulejmani i ka paraqitur një raport Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit në lidhje me ndaljen e sulmeve të Izraelit.

Sipas burimeve, në raportin e Sulejmanit rekomandohet që për të ndaluar sulmet e Izraelit, ndaj çdo sulmi të reagohet me tri raketa si dhe të pengohen avionët ushtarak të Izraelit, duke përfshirë edhe ata të cilët përdorin hapësirën ajrore të Libanit.

Burimet po ashtu shtuan se pas deklaratës së fundit të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu i cili kërcënoi Iranin, Irani po i bën presion qeverisë së Damaskut për të parandaluar sulmet e Izraelit.

Në raportin e tij për Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Kasim Sulejmani vuri në dukje se sulmet e Iranit ndaj Izraelit do të zvogëlojnë fuqinë e Netanjahut në zgjedhjet të cilat do të mbahen më 9 prill, përndryshe Izraeli do të vazhdojë sulmet e tij kundër Iranit.

Burimi : T.News Agency / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne