Vjen dënimi i parë për të kthyerën kosovare nga Siria

Gjykata e Prishtinës e ka dënuar prej 2 vite e gjysmë dënim më kusht njërën nga gratë e sjella në Kosovë nga zonat e luftës në Siri.

Merita Aliu, e cila ka pranuar veprën penale “bashkëngjitje në organizata të jashtëligjshme që veprojnë jashtë vendit”, u shpreh e penduar për shkuarjen e saj në territorin sirian.

Ajo tha se nëse do të mund të kthente kohën prapa, nuk do të shkonte kurrë atje.

“E pranoj fajësinë dhe jam penduar shumë. Prej fillimit kur kam ardhë kam thënë që jam penduar. Nëse do e kisha kthyer kohën, nuk do ta bëja kurrë këtë gabim.”

Gjatë muajit prill, 32 gra janë kthyer nga Siria pas një aksioni masiv të rikthimit të kosovarëve nga atje. Gratë e kthyera nga Siria pretendohet se kanë qenë duke qëndruar në Siri në kohën e luftimeve, bashkë me burrat e tyre. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne