Vjen në Kosovë “bisha” turke, autoblindi gjysmë milionë USD

Turqia ka dërguar në Kosovë autoblindën “Cobra”, e cila kushton rreth gjysmë milion dollarë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, e cila thekson se Forcat Speciale të Kosovës kanë përfituar donacion të Autoblindës “Cobra”.

Pranimi i donacionit të autoblindës së ndihmës së parë Cobra 4×4 është bërë në Kazermën “Adem Jashari”.

Sipas Ministrisë, kjo autoblindë se bashku me të gjitha pajisjet rezervë, kap vlerën e 462 mijë e 457 dollarëve. Këtë donacion e ka bërë Republika e Turqisë për FSK-në.

Kosovee

burimi:/bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne