Vladimir Putin: Disa shtete janë bërë vegla në duart e terroristëve

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin theksoi se disa shtete janë bërë vegla në duart e terroristëve dhe rrezikojnë sigurinë rajonale duke anashkaluar të drejtën ndërkombëtare dhe duke u mbështetur në forcën ushtarake.

Vladimir Putin e bëri këtë deklaratë të mërkurën në një mesazh drejtuar pjesëmarrësve në një konferencë sigurie në qytetin turistik të Soçit.

Ai theksoi se politika e unilateralizmit e praktikuar nga disa shtete pengon përpjekjet për të garantuar sigurinë rajonale dhe globale.

“Disa anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare janë duke u përpjekur të injorojnë normat dhe parimet e përgjithshme të njohura të së drejtës ndërkombëtare dhe të përdorin forcën ushtarake duke anashkaluar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe refuzojnë të mbajnë bisedime si një mjet kryesor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, ” theksoi Putin.

“Kjo, nga ana e saj, krijon paqëndrueshmëri politike dhe shoqërore dhe vegël në duart e terrorizmit, ekstremizmit dhe krimit ndërkombëtar, duke çuar në përshkallëzimin e konflikteve dhe krizave lokale,” shtoi kryetari i Rusisë.

Burimi : P.Today/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne