Vladimir Putin: Me përpjekjet e Turqisë dhe Iranit u mposht DAESH-i

SOÇI – Fillon në kompleksin Sanatoriumi rus në qytetin Soçi të Rusisë samiti trilateral për Sirinë mes presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit iranian Hasan Ruhani.

Erdoğan: Samiti trilateral është shumë i rëndësishëm për ndalimin e plotë të gjakderdhjes në Siri

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në lidhje me samitin trilateral për Sirinë tha se, “Ky samit trilaterial është shumë i rëndësishëm për ndalimin e plotë të gjakderdhjes në Siri dhe përfundimin e tragjedisë që përjetohet prej vitesh. Bota është dëshmitare për rezultatet pozitive të punës së afërt që Turqia, Rusia dhe Irani kanë zhvilluar lidhur me Sirinë.

Putin: DEASH është mposhtur për shkak të përpjekjeve të Turqisë dhe Iranit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se organizata terroriste DEASH është mposhtur si rezultat i përpjekjeve të Turqisë dhe Iranit.

“Është i mundur përfundimi i luftës civile”

Putin: “Copëtimi i Sirisë është parandaluar me mbështetjen e Turqisë dhe të Iranit. Është i mundur përfundimi i luftës civile e cila ka zgjatur me vite të tëra”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne