Vlahutin abuzon me fondet e BE si shqiptarët

Në një interviste ekskluzive për TPZ.al, arkeologu dhe politikani i njohur, Neritan Ceka, jep alarmin për atë që po ndodh në Shqipëri me monumentet arkeologjike.

Ish-drejtori i Institutit të Monumenteve akuzon ambasadoren e Bashkimit Europian, Romana Vllahin, për miopinë e treguar dhe inkompetencën e saj në investimet që janë bërë në Apoloni dhe Finiq.

“Apolonia është një shembull i inkompetencës dhe i miopisë njëkohësisht. 750 mijë euro të dhënë nga BE-ja për monumentet arkeologjike. Po të shkosh nesër nuk gjen pothuajse asgjë. Janë 50 mijë euro të investuar në riparimin e një porte dhe pjesa tjetër është beton, i hedhur lart e poshtë, që nuk kontribuon në ruajtjen e monumenteve, nuk kontribuon në lëvizjen e turizmit nuk kontribuon në ruajtjen e monumenteve arkeologjike. Me pak fjalë: është një miopi  e BE-së. Ambasadorja Vlahutin është dalluar dhe për rastet e tjera në shtypin shqiptar. Domethënë,  ka arritur ti japin shembullin se si BE-ja është një institucion plangprishës: gati 300 mijë euro, më kanë thënë janë bërë rrush e kumbulla”, – tha Ceka.

Intervista e plotë:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne