Vlladimir Putin: Fëmijët përfitojnë nga leximi i Bibles, Kur’anit apo Teuratit

Kryetari rus, Vladimir Putin tha se leximi i Biblës, Kur’anit dhe Teuratit është i dobishem për fëmijët, pasi që të gjitha fetë bazohen në idetë humaniste që do të çojnë drejt një “bote më të mirë”.

“Le ta lexojnë Biblën, gjithsesi, do të jenë të dobishme, le ta lexojnë Tevratin, Kur’anin. Me siguri do të jetë mirë për djemtë dhe për vajzat … sepse të gjitha fetë botërore bazohen në idetë humaniste” tha Putin, në pyetjen se çfarë libri do t’i rekomandonte fëmijët nga çdo vend për të lexuar.

Ai gjithashtu theksoi se bota do të ishte një vend më i mirë nëse njerëzit do t’i ndiqnin këto ide, njoftoi Sputnik.

Ai shpjegoi se “në të gjitha fetë botërore kanë ide humaniste, dhe nëse ndjekim këto rregulla, bota do të bëhet më e mirë, më e qetë dhe më e qëndrueshme”.

Deklarata erdhi gjatë takimit të Putinit me krerët e agjencive të mëdha ndërkombëtare të lajmeve gjatë Forumit Ndërkombëtar Ekonomik të Shën Petersburgut (SPIEF).

SPIEF filloi më herët të enjten dhe do të zgjasë deri të shtunën.

Burimi: IQNA / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne