Për të gjashtën të shtunë radhazi, qytetarët vlonjatë janë mbledhur përpara kantierit të muzeut hebraik në qendrën historike të Vlorës për të kërkuar ndalimin e punimeve.
Pati fjalime të zjarrta nga të pranishmit që akuzonin qeverinë Rama për fshirje të historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore për interesa personale dhe qoka politike, deri edhe akuza për shtije të Shqipërisë dhe tradhti kombëtare.
Të pranishmit u bënë më dije që grupi nismëtar ka depozituar këtë javë në gjykatë një kërkesë padi për shkeljet e ligjit që janë konstatuar në këtë projekt. Pritet që javës që vjen të ketë një vendim paraprak për ndalimin ose jo të punimeve.
Pati thirrje për të rrëzuar gardhin rrethues të kantierit dhe një përpjekje të pasuksesshme në fund. Policia ndërhyri për të neutralizuar këtë përpjekje.
Protesta u mbyll me mesazhe ndaj policisë së shtetit, thirrje për të pritur vendimin e gjykatës dhe njoftimin se shtunën tjetër mund të thërritet protestë kombëtare në po të njëjtin vend.

















