Vodafone vjedh hapur shqiptarët. Pasi bën muajin me 28 ditë dhe ofron shërbim pa cilësi, tani ngre çmimin e ofertave mujore

Vodafonë ngre çmimet e bisedave telefonike për abonentët me kontratë një mujore. Duke mbingarkuar qytetarët shqiptarë si në asnjë vend tjetër të botës me tarifa telefonike të papara. Nëse në shumë vende paketat telefonike të ofrojnë mundësi përfitimi në këmbim të shtimit të bisedave brenda dhe jashtë vendit, me abonentë të së njejtës kompani apo të tjera homologe, në Shqipëri ndodh e kundërta. Bëhen oferta pa fund, me idenë për të treguar se abonenti është përfitues, por në vend që të ulet pagesa për çdo impuls dhe bisedë telefonike celulare, ajo shtohet e shtohet pafund.

Duke gjetur mënyra ‘efikase’ për zhvatur qytetarët. Këtë ka bërë dhe kompania celulare Vodafonë për këtë muaj dhe për të tjerët në vijim. Nuk është mjaftuar që muajin e ka bërë me 28 ditë, ndërkohë që vetëm shkurti është muaji që ka 28 ditë kalendarikë, tashmë ka rritur dhe çmimet. Më konkretisht, në celularët e abonentëve në vend që të paguajnë 10 mijë lekë të vjetra për një shërbim të tillë: “Paketa juaj është aktive dhe përmban 2000 minuta kombëtare, 2000 SMS me Vodafone, 200 SMS nder/kombetare, 2GB internet me shpejtësi maksimale për tu përdorur”, çmimi është rritur në 11 mijë lekë të vjetra për të gjithë abontët që bëjnë ofertën një mujore për muajin “Vodafon” me 28 ditë kalendarike.

Ndërkohë çmimi i bisedave telefonike për abonentët që kërkojnë dhe minuta ndërkombëtare është rritur akoma më shumë, dhe me 2 mijë lekë të vjetra. Kështu, në celularët e abonentëve në vend që të paguajnë 12 mijë lekë të vjetra, kjo ka qënë tarifa, për një shërbim të tillë: “Paketa superiore 4 javore e cila përmban 2GB internet me shpejtësi 3G/4G, më pas internet pa limit me shpejtësi të reduktuar, 2000 minuta kombëtare, 2000 SMS me Vodafone, 200 SMS nder/kombetare si dhe 10 minuta ndërkombëtare me 30 shtete”, çmimi është rritur në 14 mijë lekë të vjetra.

Në këtë mënyrë qytetarët janë me të vërtetë shumë të indinjuar me këtë vjedhje të hapur që u bëhet, pa llogaritur këtu bezdinë që u shkaktohet nga pyetjet dhe sondazhet e shumta steriotipe të kompanisë që nuk dëgjon por vetëm bën pyetje pa sens nëse janë të kënaqur me shërbimin e Vodafonë.

Dhe për më tepër me cilësinë e keqe të shërbimit ku shpeshherë është vështirë të komunikosh dhe abonentët brenda kompanisë madje dhe brenda grupit.

Kjo është një vjedhje e hapur që vetëm në Shqipëri ndodh. Në shkrimet në vijim do të kemi dhe fakte të tjera që do ti bëjnë publike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne