Pas postimit të Ramës bë Facebook ku “ngacmonte” kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, për rrënimin e urës së Bunës, ka ardhur reagimi i Ademit.
Ajo përmes një postimi në Facebook është shprehur se Rama ka bërë një autogol, sepse ura e Bunës është pronë e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ademi ka publikuar edhe një shkresë që i ka dërguar ministrisë së Mbrojtjes për kontibut fondesh nga bashkia Shkodër.
Ademi i ka hedhur edhe dorashkën Ramës duke e ftuar të kandidojë përballë saj në Shkodër.
Postimi i Ademit:
Kryeministër, sa herë flet për Shkodrën ti bën autogol! Shumë komode të të kem ty kundershtar politik.
Edhe një grusht njerzish socialistë që të kanë mbetë në Shkodër e dinë se ura e bunës është pronë e Ministrisë se Mbrotjes. Ju vetë, qëllimisht po tentoni të shkatrroni Shkodrën, por nuk ia dolën asnjë, as komunizmi! E ketë lojë e kanë kuptuar të gjithë.
Sa për transparencë, po publikoj shkresën që i kemi derguar Ministrisë dhe u kemi thënë qe po kontribojmë me fonde, por ato kanë heshtur, sepse duhet që ti të bësh foto!
Nese ke dashuri për Shkodrën atëherë, mos e shkatrro siç po bën për hakmarrje politike. Dhe nëse ke dëshirë te drejtosh Shkodrën në qofsh burrë, hajde pas dy vitesh, konkurro ketu në Shkodër përballë meje!
Faleminderit qe ekziston Edi rama!/ Lapsi.al