Von der Leyen sot në Tiranë, zbardhet agjenda e presidentes së Komisionit Europian! Takimi me Ramën dhe konferenca për shtyp

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen do vizitojë sot Tiranën, në kuadër të një turi ballkanik në 4 vende të Ballkanit Perëndimor, lidhur me ecurinë e integrimit europian.

Von der Leyen, sipas agjendës bërë publike nga Kryeministria, do të jetë në zyrën e Ramës rreth orës 16:30, ku përreth 1 orë do bisedojë kokë më kokë me kryeministrin. Më pas rreth orës 17:30-18:00 do mbahet dhe konferenca për shtyp me praninë e gazetarëve.

Njoftim për mediat – Agjencia për Media dhe Informim

Në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të pritet nga Kryeministri Edi Rama.

Pas takimit, Presidentja von der Leyen dhe Kryeministri Rama do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Për akreditimin, ju lutemi të dërgoni emrat e gazetarëve dhe fotografëve që do të marrin pjesë në konferencë.

Agjenda:

16:30–Mbërritja në Kryeministri e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

17:30–18:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen./panorama

 

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne