Vorbulla e Tiranës për kultin Raxhavi

Ali Xhahani*

Edhe pse Marjam Raxhavi, transferimin e forcave të saj në një kamp në Tiranë e konsideroi fitore dhe e festoi këtë fitore, mirëpo të gjithë dhe në veçanti vetë ajo e dinë se transferimi jo vetëm që nuk është fitore por është një dështim total.

Pas transferimit në Tiranë, Marjam Raxhavi disa herë ka shkuar në Shqipëri për të inkurajuar anëtarët e grupit MEK dhe të parandalojë përçarjen mes tyre. Ajo për të arritur këtë qëllim ka marrë ndihmë edhe nga John Mc Cain. Mirëpo tani kriza në kultin Raxhavi është thelluar dhe largimi i trupave dhe forcave të Marjam Raxhavi është shtuar. Sipas shumë lajmeve, krerët e kultit kanë marrë vendim që forcat e tyre t’i transferojnë në një zonë jashtë Tiranës në një kamp të njëjtë me Ashrafin me qëllim që informacionet nga kampi të mbesin sekrete dhe njëkohësisht anëtarët e kampit të mos kenë kontakte me personat e distancuar nga grupi MEK në Tiranë. Lidhur me këtë Zahra Merikhi, ka lexuar një mesazh të Marjam Raxhavi për anëtarët e grupit prej të cilëve kërkoi që të rilidhin besën e tyre dhe të qëndrojnë me kryetarin deri në fund dhe të përgatiten për një transferim jashtë Tiranës. Mirëpo ky mesazh ngjalli kundërshtimin e shumë anëtarëve dhe shumë prej tyre parashtruan pyetjen se ku është Masud Raxhavi? Është gjallë apo ka vdekur? Nëse është gjallë, atëherë përse mesazhet e tij që më parë jepeshin të regjistruara, tani jepen vetëm në letër? Kush e di që këto mesazhe janë të tij? Anëtarët për shkak se nuk morën përgjigje për këto pyetje, nuk ka rilidhur besën e tyre. Për këtë arsye Marjam Raxhavi me nxitim shkoi në Shqipëri për të bindur forcat protestuese dhe për t’i detyruar ata që të rilidhin besëlidhjen e tyre me grupin dhe të binden me transferimin e tyre në një zonë të largët nga Tirana. Këtu, krerëve të grupit dhe në veçanti Marjam Raxhavi u duhet thënë se koha në asnjë mënyrë nuk kthehet mbrapa dhe se ata nuk mund të shfrytëzojnë eksperiencën e kampit Ashraf dhe të ngrenë një kamp të tillë në Tiranë. Sepse tani nuk ndodheni në Irak dhe pranë atdheut dhe së dyti lideri juaj që shkruan letra nuk dihet se ku është. Ai nuk është mbi anëtarët e grupit dhe ushtria çlirimtare pa armë dhe uniformë ushtarake dhe pa asnjë bazë ushtarake, nuk mund të bëjë asgjë. Përveç kësaj revolucioni fals i juaj, tani më në Shqipëri nuk ka më atë efektin që kishte në Irak. Prandaj duhet ta pranoni se kampi në Shqipëri është bunkeri i fundit i këtij grupi të kalbur që tashmë është futur në një vorbull nga ku nuk mund të dalë në asnjë mënyrë. Ky grup sa më shumë tund këmbët dhe duart, aq më shumë zhytet në këtë vorbull të krijuar prej bashkëshortit dhe vetë ju. Tani ju nuk keni rrugë tjetër veçse të mbyteni në këtë vorbull.

*Një prej anëtarëve të distancuar dhe larguar nga grupi terrorist MEK*/ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne