Vota në OKB, befason Bushati: Meta ishte informuar për qëndrimin e Shqipërisë

Pas votës pro rezolutës së BE që dënonte vendimin e SHBA-ve për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, veprimi i qeverisë shqiptare solli reagime të shumta. Mes atyre që dënuan këtë votë ishte edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili përmes një letre që i dërgoi homologut të SHBA-ve Donald Trump theksoi se ky nuk ishte vendimi i popullit shqiptar.

Po ashtu Meta në atë kohë tha se nuk ishte informuar për këtë qëndrim të qeverisë shqiptare. Por një version krejt ndryshe sjell ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Ky i fundit i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” tha se presidenti Meta ishte njohur për ftesën e Shqipërisë në OKB si dhe për qëndrimin e saj.

 

 

“Presidenti ishte i informuar. Ne kemi marrë ftesë nga OKB për presidentin e Republikës dhe ministrin e Jashtëm. Në momentin që ka ardhur festa kemi parashtruar argumentet dhe sugjerimet. Jemi sugjeruar edhe mbajtën e takimit”, tha Bushati.

Vasili: Cili është shpjegimi juaj për letrën që Meta i dërgoi Trump?
Bushati: Kam bërë një koment për këtë çështje, nuk dëshiroj ti rikthehem kësaj çështje. Por jam takuar me presidentin e Republikës më pas dhe jam në dispozicion jo të presidentit por të çdo institucioni. Jemi takuar më pas dhe kemi diskutuar për këtë çështje. Sa herë që në Ministri të Jashtme kërkohet një informacion, aq më tepër nga Presidenca, jemi të gatshëm.

REAGIMI I PRESIDENCES NE DATEN 26 DHJETOR PER VOTEN
Vetëm disa minuta para votimit, Drejtori i Kabinetit të Presidentit, z.Arben Cici i ka telefonuar me iniciativën e tij për shkak të sensibilitetit të çështjes, Drejtorit të Përgjithshëm Politik në MEPJ, z.Ferit Hoxha për t’u njohur me vendimin për mënyrën e votimit të Shqipërisë në OKB, nga i cili ka marrë përgjigje që “Nuk ka ende një vendim por po vazhdojmë konsultimet”, por jo me kabinetin e Presidentit.

Pak minuta më vonë, Presidenti i Republikës, SH.T.Z, Ilir Meta është njohur me qëndrimin e Shqipërisë në OKB vetëm përmes mediave online, ashtu si gjithë qytetarët e vendit.

Për informacion më të saktë njoftojmë se Drejtori i Kabinetit në Presidencë, z. Arben Cici ka marrë një njoftim me sms nga Drejtori i Përgjithshëm Politik në MEPJ, z. Ferit Hoxha, vetëm në orën 18:24, rreth dy orë e gjysëm pas votimit, me një “Pro” rezolutës”.

Nuk ekziston asnjë komunikim tjetër i mëparshëm midis Kabinetit të Presidentit me MEPJ dhe shërbimin diplomatik. U detyruam të bëjmë këtë sqarim të detyruar, për shkak të rëndësisë të vecantë të kësaj cështjeje dhe transparencës ndaj opinionit public, këtij keqinformimi tërësisht të qëllimtë, jo profesional dhe manipulues për opionin publik, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne