Shqiperia

“Votimi për Teatrin u manipulua, Vangjel Tavo nuk ishte fare i pranishëm në Kuvend”

Një ditë pas votimit në Kuvend të ligjit për Teatrin Kombëtar, kanë ardhur akuza të forta nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, thotë se votimi i ligjit për Teatrin Kombëtar u manipulua, pasi në listën e votuesve rezulton deputeti Vangjel Tavo i LSI, i cili nuk ishte i pranishëm në seancën plenare.

Teksa publikon foton me listën e votuesve, deputeti i LSI thotë se për këtë veprim do të mbahet përgjegjësi penale.

Manipulohet votimit te ligjit per teatrin, pergjegjesi penale nga kryetari tek me i fundit. Dje maxhoranca manipuloi votimin e ligjit per teatrin.Deputeti Vangjel Tavo qe mungonte ne seance rezulton votues. Ky eshte nje manipulim banditesk dhe vjedhje votash edhe brenda salles se kuvendit nga po ata qe vodhen votat ne 25 qershor. Ky votim eshte nul dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi duhet te deklaroje qe sot anullimin e votimit dhe perseritjen urgjente te votimit,perndryshe ai si institucion ka rene juridikisht,politikisht dhe moralisht. Prokurorja e pergjithshme te filloje hetimin per kete veper penale shume te rende te manipulimit te votimit parlamentar. Tanime hajdutet e votave jane ulur kembekryq ne parlament dhe ne krye te qeverise. Ne se prokuroria mbyll syte edhe perpara kesaj atehere cdo qendrim ndaj saj eshte plotesisht legjitim.” – shkruan Vasili.