Shqiperia

Votojnë Vasili dhe Veliaj, japin mesazhet e tyre për 4 vitet e ardhshme

Kryetari i LSI petrit Vasili ka votuar ditën e sotme në orën 09:10 minuta duke qenë kështu ndër të parët drejtues partish që ka hedhur votën këtë paradite. Fill pas votimit, kreu i LSI ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin.
Sakaq, ai është shprehur se kjo e diel do të jetë dita e çlirimit nga të gjitha pikëpamjet
“Në radhë të parë ndryshe nga ditët e tjera të zgjedhjeve, do ta nisja me një urim për besimtarët myslimanë. Sot siç duket është dita e çlirimit nga të gjitha pikëpamjet. Besoj se edhe sot do bëjë diferencën për të ardhmen e vendit. Shpresoj të jetë një procesi i qetë zgjedhor dhe të kemi maturinë e duhur, sikurse kemi qenë gjithmonë si një popull i mençur”, – u shpreh kreu i LSI, Petrit Vasili.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka votuar mëngjesin e sotëm në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet. Kryebashkiaku hyri dhe doli nga QV I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Ajola. Pas votimit, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri apel për pjesëmarrje masive, ndonëse sot koncidon dhe festa e Fitër Bajramit.

“Sot janë dy gëzime në një ditë, është festa e demokracisë dhe Fiter Bajrami. Do ju kërkoja një nder të fundit, që ta mbyllim këtë ditë pa incidente, ashtu si fushata në Tiranë. Unë shpenzova vetëm 4 minuta dhe këto minuta caktojnë drejtimin e vendit për 4 vitet e ardhshme. Prandaj, votoni, votoni votoni!” – u shpreh Veliaj.

OPINIONE

INTERVISTA