Shqiperia

“Votoni marrëveshjen e 5 qershorit”, Komisioneri për Zgjerimin kundër ndryshimit të sistemit

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley, bëri të qartë se Komisioni Europian nuk mbështet nismat për ndryshimin e sistemit zgjedhor disa muaj para zgjedhjeve.

Në një qëndrim në Twitter, Komisioneri Për Zgjerimin kërkoi miratimin nga Parlamenti të Marrëveshjes së 5 Qershorit, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

DEKLARATA E PLOTË

Reforma zgjedhore në Shqipëri:

Është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qershor të adoptohet nga Parlamenti SA MË SHPEJT në sesionin aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevojiten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE./tpz

OPINIONE

INTERVISTA