Votuesit turq jashtë shtetit tregojnë një interes të madh, mbi 72 mijë vota brenda 2 ditësh

Numri i votuesve turq, që përdorën votën nga jashtë shtetit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që do të zhvillohen në Turqi në 24 qershor, dy ditët e parë arriti në 72 mijë e 111.

Në 22 konsullata në Gjermani, Austri dhe Francë vazhdon procesi zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare (për legjislaturën e 27-të) që do të mbahen në 24 qershor në Turqi.

Në ditën e dytë të votimit përdorën votën gjithsej 39 mijë e 887 nënshtetas turq, 32 mijë e 521 e përdorën votën në përfaqësi ndërsa 7 mijë e 366 të tjerë në dogana.

Në krahasim me ditën e parë, ditën e dytë u shënua një rritje prej 23,78 %.

Numri i votuesve që përdorën votën ditën e parë në Gjermani ishte 22 mijë e 281 ndërsa ditën e dytë 27 mijë e 933 votues.

Në Francë ditën e parë përdorën votën 5 mijë e 106 votues ndërsa ditën e dytë 6 mijë e 406.

Kurse në Austri ditën e parë përdorën votën 1 mijë e 841 votues ndërsa ditën e dytë 2 mijë e 213 votues.

Numri i votuesve që përdorën votën në dogana në 3 vende ku procesi i votimit filloi në 7 qershor në dy ditët e para arriti në 72 mijë e 111.

Vitin e kaluar, në zgjedhjet e bëra në 16 prill për ndryshimin e kushtetutës dhe sistemin e ri qeverisës numri i votave të përdorura në dogana në fund të ditës së dytë ishte 13 mijë e 966./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne