Vranë mbi 40 palestinezë në kufi, ushtarët izraelitë duartrokiten nga ambasada amerikane

Mbi 40 protestues palestinezë që qëllonin me gurë drejt kufirit u vranë nga ushtarët izraelitë, të armatosur me snajper dhe armë të rënda. Mbi 2 mijë të tjerë mbetën të plagosur me armë të lehta apo gaz lotsjellës.

Ndërkohë që në kufi ndodhnin përplasje, ushtarët izraelitë u përshëndetën nga kryeministri Benxhamin Netanjahu. Jo vetëm ushtarët izraelitë, por edhe forcat e policisë jashtë ambasadës që përplaseshin me qytetarë të Jeruzalemit, apo forcat e Mosad që kishin punuar për të garantuar sigurinë u përshëndetën dhe u duartrokitën nga pjesmarrësit në ceremoninë e ambasadës amerikane, ku është e pranishme edhe e bija e Donald Tramp, Ivanka dhe dhëndëri i tij, Jared Kushner.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne