Vranë në bashkëpunim Eduart Reçin pas konfliktit mbi pronën, këta janë dy vëllezërit Duka

Policia e Shtetit ka zbardhur ditën e sotme vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, i cili u vra me armë zjarri në rrugën “Faik Konica”.

Raportohet se autoritetet kanë arrestuar dy vëllezër të dyshuar si autorë të ngjarjes, të identifikuar si Florjan dhe Shkëlqim Duka. Ky i fundit shërbente edhe si oficer i policisë gjyqësore në komisariatin nr. 2.

Hetimet zbuluan se viktima kishte pasur një konflikt mbi pronësinë e truallit të ndërtimit, që ndodhej pranë pronës së vëllezërve, me të cilët kishte pasur diskutime lidhur me këtë çështje.

Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë sekuestruar prova të rëndësishme, përfshirë një armë zjarri të dëmtuar dhe një sërë pajisjesh që përdoren për prodhimin e silenciatorëve, si dhe jelekë antiplumb dhe pajisje elektronike.

Në zbatim të një vendimi gjyqësor, më 23 nëntor 2024, janë realizuar kontrolle në shtëpitë dhe lokalet e dy vëllezërve, ku janë gjetur dhe sekuestruar këto prova materiale që vërtetojnë lidhjen e tyre me ngjarjen.

Sipas autoriteteve Eduart Reçi po përpiqej të ndërtonte një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës).

Ndër personat me të cilët Reçi kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, ishin edhe vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Duka.

Policia arrestoi dy vëllezërit Duka si autorët e dyshuar të vrasjes dhe i akuzon për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi armësh”. Gjatë hetimeve ndaj tyre, u gjetën prova të rëndësishme, përfshirë armë dhe pajisje për prodhimin e silenciatorëve, në shtëpitë dhe lokalin e dy vëllezërve.

Policia ka bërë të mundur zbardhjen e rrethana të ngjarjes së rëndë që çoi në vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi disa ditë më parë, pas një serie hetimesh të thelluara dhe analizash.

Hetuesit kanë arritur të ndjekin gjurmët e dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florian Duka, të cilët dyshohet të jenë autorët e vrasjes së Reçit, pas një konflikti të gjatë mbi pronësinë e një trualli që ai po përgatitej të zhvillonte për ndërtimin e një pallati.

Sipas burimeve nga Policia, hetuesit realizuan një eksperiment hetimor për të përcaktuar pozicionin e mundshëm nga ku mund të ishte qëlluar biznesmeni, si dhe drejtimin e plumbit. Ky hulumtim ka qenë një hap kyç për të ngushtuar hetimet dhe për të identifikuar burimin e plumbit që shkaktoi vdekjen e Reçit. Pas analizës së këtyre elementeve, hetuesit kanë arritur të kryejnë një hetim të detajuar mbi vendndodhjen e autorëve të dyshuar.

Në vijim të hetimeve, policia ka shqyrtuar kamerat e sigurisë përreth zonës ku ndodhi vrasja, duke zbuluar prova të rëndësishme që çuan në ndjekjen e vëllezërve Duka. Gjatë kontrolleve të kryera në banesat dhe lokalin e tyre, që ndodhen afër vendit të ngjarjes, u sekuestruan prova të tjera materiale që mbështesin dyshimet për përfshirjen e tyre në ngjarjen kriminale./BW 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress