Vrasësit e inxhinierit tunizian të aviacionit kapen në Kroaci

Mohamed Zouari, inxhinier i aviacionit i lidhur me Hamasin u vra në vitin 2016 në qytetin jugor Sfax në Tunizi.

Zyrtarët tunizianë njoftuan të mërkurën se janë identifikuar dy autorët e dyshuar për vrasjen në vitin 2016 të inxhinierit tunizian të aviacionit i lidhur me Hamasin, Mohamed Zouari.

“Të dy individët që vranë Zouarin janë shtetas boshnjakë”, tha në një konferencë shtypi të mbajtur në kryeqytetin Tunis, Sufian al-Sulaiti, një zëdhënës i njesisë të anti terrorit të Tunizisë.

Al-Sulaiti shtoi se një nga dy individët u arrestua në Kroaci më 13 mars por nuk tha nëse ishte ndaluar personi i dytë.

Sipas zëdhënësit, gjyqësori tunizian lidhur me vrasjen dërgoi disa referime gjyqësore në Egjipt, Liban, Kubë, Turqi, Belgjikë, Suedi dhe Bosnjë.

Referimet gjyqësore janë kërkesa zyrtare ndaj një gjykate të një vendi tjetër për ndihmesë gjyqësore.

“U befasuam kur dëgjuam se autoritetet boshnjake po refuzojnë që t’ia dorëzojnë Tunizisë personin e arrestuar,” tha al-Sulaiti pa u shtjelluar imtësisht.

Më 15 dhjetor 2016, Zouari u vra nga disa persona të armatosur të cilët më vonë arritën të iknin nga vendi i ngjarjes, jashtë shtëpisë së tij në qytetin jugor Sfax në Tunizi.

Lëvizja palestineze e rezistencës Hamasi akuzoi shumë shpejt Izraelin për vrasjen e Zouarit, i cili më vonë u bë i njohur se kishte qenë anëtar i Brigadave Ezzeddine al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit.

Nëntorin e kaluar, Hamasi akuzoi agjencinë e izraelite të inteligjencës Mossadin në bashkëpunim me palë të tjera të paidentifikuara si përgjegjës për vrasjen./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne