Avionët e koalicionit amerikan kanë kryer krime të reja në provincën Raka në verilindje të Sirisë, duke vrarë rreth 20 persona.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, koalicioni i ashtuquajtur anti-terrorist i udhëhequr nga SHBA, ka sulmuar qytetin Tabake, në periferinë perëndimore të provincës Raka të Sirisë, duke vrarë 18 pjesëtarë të një familje. Forcat e koalicionit të udhëhequr nga Amerika në Siri, kanë qëlluar qytetin Tabake në provincën Raka, duke vrarë të paktën 8 civilë. Koalicioni ndërkombëtar i Amerikës ka pranuar tashmë se në mes të viteve 2014 dhe 2017, rreth katërqind civilë janë vrarë në sulmet ajrore të koalicionit në Irak dhe Siri. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se marrëveshja e arritur për krijimin e zonave pa tensione në Siri, nuk do të ushtrojë ndikim mbi operacionet ajrore të koalicionit kundër ISIS në Siri dhe avionët do të bombardojnë terroristët në çdo vend ku të jenë./ PT