Shqiperia

Vrasja e 2-fishtë në Laç/ Lirohet nga qelia Kreshnik Tusha, u arrestua si autor, por u qëllua nga ekzekutorët e vërtetë para banesës

21- vjeçari Kreshnik Tusha është liruar pas më shumë se një muaji  nga vrasja e 2-fishtë në Laç kur të vdekur mbetën Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, duke e lënë Gjykata nga arresti me burg në arrest shtëpie .

Në fakt Kreshnik Tusha ishte emri i parë që u arrestua pasi shkoi për t’u mjekuar në spital mbrëmjen e 30 majit. Policia dyshonte se Tusha ishte një nga 4 autorët dhe u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit në hotelin A&A ku ndodhi ngjarja.

Por në të vërtetë 4 ekzektorët e vërtetë ishin të tjerë. Kreshnik Tusha ishte pandehur nga autorët si një person që i kishte ngritur pritë dhe e qëlluan para banesës së tij. Ndërkohë që Tusha ishte vetëm duke shkuar në shtëpinë e tij, ai u transportua pas të shtënave drejt Traumës pasi ishte në gjendje të rëndë për jetën.

Tashmë pas rreth 40 ditësh nga arrestimi, ai është liruar në arrest shtëpie. Ndërkohë janë arrestuar Eduart Lamaj, autori kryesor i ngjarjes, Ilir Xhepaj, por në kërkim janë ende bashkëpuntorët Elson Alija dhe Klaudio Përkola./BW

OPINIONE

INTERVISTA