Vrasja e 55-vjeçarit në Shkodër, Policia jep detajet e para për ngjarjen (EMRI)

Policia e Shkodrës ka dhënë detajet paraprake për ngjarjen e rëndë, ku një 55-vjeçar i idetifikuar si Lazër Arra u qëllua për vdekje në Shosh të Shkodrës.Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa janë ngritur disa pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.

Informacion paraprak:

Me datë 21.10.2019, rreth  orës 12:00,  në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi  L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje  dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit./Balkanweb/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne