Vrasja e Artan Cukut/ Dhjetra qytetarë ndihmojnë policinë

Mbrëmjen e 8 prillit në rrugën e ‘Kosovarëve’ pranë banesës së tij u ekzekutua nga persona ende të paidentifikuar ish-komisari i Policisë së Vlorës Artan Cuku.

Policia ka publikuar pamjet e atentatorëve të cilët janë kapur me rroba sportive dhe me kapele në kokë, dhe policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tyre.

Në numrin e vënë në dispozicion ( 0694110299) policia ka lajmëruar se deri më tani kanë arritur rreth 40 telefonata nga qytetarë që pretendojnë që mund të identifikojnë autorët e vrasjes.

Të gjitha telefonatat po verifikohen nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen totale të ngjarjes dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

Gjithashtu policia ka vënë në dispozicion 3 milion lekë të reja për informatat e sigurta, që mund të qojnë drejt vrasësve./gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne