Shqiperia

Vrasja e Artan Cukut/ flet babai i Agim Dakës: jemi pajtuar në xhami

Pas vrasjes së ish-kryepolicit të Vlorës Artan Cuku në kryeqytet, hipoteza e parë ishte se kjo vrasje kishte lidhje me vetëvrasjen e Agim Dakës në zyrën e Artan Cukur, kur ky fundit ishte shef policie në Vlorë.

Por ditën e sotme këtë hipotezë e ka hedhur poshtë babai i Agim Dakës, ku në një prononcim për media ai pohon se familja e tij është pajtuar në xhami me Cukun.

Prelë Daka është shprehur se me Artan Cukun nuk kishin asnjë problem dhe ishin pajtuar mes tyre, sipas kanunit dhe sipas ligjit.

“Nuk kemi lidhje me vrasjen e Artan Cukut. E kemi mbyllur çështjen dhe jemi pajtuar sipas kanunit. Artan Cuku ka bërë be në xhami se djali im është vetëvrarë”, ka thënë babi i Agim Dakës, të riut që u vetëvra me armën e Cukut në Tiranë.

“Këtë çështje e kemi mbyllur shumë vite më parë dhe kemi dorëzuar në polici, pamjet filmike të pajtimit të dy familjeve” ka thënë Prelë Daka.//Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA