Shqiperia

Vrasja ntë Sukth, shënjestra, Ervin Dalipaj

Një kamera sigurie ka filmuar gjithçka gjatë atentatit të organizuar kundër ish-zyrtarit të policisë Ervin Dalipaj dhe shokut të tij Juxhin Dauti, shkruan TCH.

Por për grupin e hetimit ajo nuk ofron asnjë të dhënë sepse gjatë këqyrjeve ka dyshime se administratorët e biznesit, “servil” automjetesh i kanë fshirë filmimet nga frika e autorëve të krimit.

Ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje ata kanë shpjeguar se kamerat e sigurisë ishin jashtë funksionit. Grupi i hetimit megjithatë shpreson të grumbullojë filmime të tjera sigurie nga kontrollet që po ushtrohen në disa biznese përgjatë rrugës dytësore të Sukthit.

Në këtë mënyrë, hetuesit shpresojnë të bien në gjurmët e dy automjetet në të cilat ndodheshin vrasësit e Dalipajt dhe Dautajt. Automjetet njëra “X5” dhe tjetra “Audi” janë përshkruar  nga dëshmitarë okularë që panë skenën se si u zbrazën breshëritë e automatikut mbi dy shokët .

Në versionin zyrtar policia thotë se ka sekuestruar 32 gëzhoja dhe një predhë bërthame si edhe valute në euro.

Ervin Dalipaj me një karrierë 12-vjeçare në polici me detyra që nga shef komisariati deri shef kundër krimit ekonomik dhe i antidrogës, jetonte në arrati prej një viti, si një i shpallur në kërkim për dyshimet e implikimit në rrëmbimin e torturimin më pasojë vdekjen e shtetasit Gazmir Çollaku.

Ndërkohë që Juxhin Dautaj rezulton të jetë kthyer nga Italia katër ditë para se të vritej. Ai nga administrimi i dëshmive rezulton se 27-vjeçari prej kohesh shoqërohej me Dalipajn ndërsa vinte shpesh në zonën e Sukthit pasi drejtonte dy biznese të tij.

I riu jetonte më së shumti jashtë vendit, ndërkohë që megjithatë pafajësinë e marrë nga Gjykata e Apelit qË prej 2012, ai ishte i dyshuari kryesor i vrasjes së Fatjon Banit. Megjithatë kartelën e të dy viktimave, prokuroria dyshon se objektivi kryesor i atentatit ka qenë ish-zyrtari i policisë Ervin Dalipaj , i cili jetonte në arrati që prej janarit 2016.

Madje gjatë këqyrjes së vendngjarjes policia i gjeti viktimës edhe një armë të mbushur, të cilën ai nuk mundi ta shkrepë kundër vrasësve, të cilët qëlluan në drejtim të makinës ku gjendeshin dy shokët kur ata po dilnin nga parkingu i servisit. Deri më tani numri i të shoqëruarve është 18 persona mes tyre edhe dëshmitarë.

OPINIONE