“Vrasje kolaterale”: 10 vjetori i sulmeve famëkeqe që ekspozuan mbulimin amerikan

Në 10 vjetorin e sulmeve ushtarake të SHBA-së në Bagdad, të cilat vranë të paktën një duzinë njerëzish, RT rikthen vëmendjen në sulmin pa dallim të nxjerrë në dritë nga WikiLeaks në “Vrasje kolaterale”.

Spiunia dhe ish-ushtarja e Ushtrisë së SHBA-së, Chelsea Manning zbuloi pamjet e tmerrshme. Ajo u lirua në maj pasi kishte shërbyer gati shtatë vjet burg që nga data e arrestimit të saj.

Helikopterët amerikanë Apache nisën një sulm ajror në Lindjen e Bagdadit më 12 korrik 2007, duke vrarë të paktën 12 vetë. Midis tyre ishin fotoreporteri i Reuters, Namir Noor-Eldeen dhe ndihmësi i kamerës Saeed Chmagh.

Saleh Matasher Tomal, një shofer i cili u përpoq t’i ndihmonte të plagosurit, u vra gjithashtu, ndërsa dy fëmijët e tij u plagosën. Një hetim ushtarak i vitit 2007 i pastroi të gjithë të përfshirët në keqbërje, dhe pretendoi se nuk kishte gjetur informacione se si ishin lënduar të dy fëmijët.

Reuters kërkoi pamjet e sulmeve ajrore nën Aktin e Lirisë së Informacionit në vitin 2007, por ishte i pasuksesshëm.

WikiLeaks botoi pamjet në 2010 pasi u ato zbuluan nga analistja e zbulimit Chelsea Manning, e njohur më pas si Bradley Manning.

Manning u akuzua më vonë sipas ligjit të spiunazhit dhe u dënua me 35 vjet burgim ushtarak. Dënimi i saj u ndryshua nga presidenti Barak Obama në vitin 2017, ku Manning u lirua në maj 2017 duke shërbyer vetëm shtatë vjet.

Dean Yates, shefi i zyrës së Reuters në Irak në kohën e sulmit, tha për ABC muajin e kaluar se agjensia e lajmeve nuk ishte në dijeni të rregullave të angazhimit të ushtrisë amerikane.

“Ajo që ne nuk e kuptuam në atë kohë ishte se ushtria amerikane kishte vendosur që kushdo që shihej në rrugët e Bagdadit me armë do të konsiderohej armiqësor dhe kështu mund të angazhohej në vrasje, pra ata mund të qëlloheshin dhe ne thjesht nuk e dinim këtë.” / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne